Arkiv-Lajme
98 shtete nuk e njohin ende Kosovën. Durim, ka vende që nuk e dinë as ku ndodhet - thotë ambasadori britanik
Në përvjetorin e pestë të pavarësisë së Kosovës, ambasadori britanik, Ian Cliff ka thënë se “Kosovën deri me tani nuk e kanë njohur 98 shtete, sepse tek shtete si: Uganda e Nigeria edhe më tej disa çështje janë të paqarta”. Pavarësisht nga këto paqartësi, Cliff ka vlerësuar se procesi i njohjeve ka ecur mire. Citohet Cliff nga televizioni Ora News:
Ismail Kadare ka gjetur në “Noctes Atticae” cilësime të çuditshme për “shqiptarët”
Ndryshe nga herët e tjera, në intervistën e fundit dhënë Frederic Ferney-t, e të publikuar në Mapon e djeshme (të përkthyer nga Blerta Hyska), Ismail Kadare përdor tone veçantërisht kritike në adresë të vendit të vet. Madje, një citim i nënvizuar qysh në krye (në përgjigje të pyetjes së parë) duket shumë i kërkuar; i kërkuar me synimin për të pickuar ndërgjegjen dhe krenarinë shqiptarë mbi një të shkuar të lavdishme.
Kur regjimet hanë arkitektët e tyre
Kadri Hazbiu ishte ministër i brendshëm i regjimit të Hoxhës dhe një prej arkitektëve të mekanizmit të tij të dhunës. Deri ditën kur përfundoi vetë viktimë e po të njëjtit mekanizëm. Një procescerbal i klasifikuar si ‘tepër sekret’ përshkruan mesnatën e 9 shtatorit 1983, datë në të cilën Shqipëria komuniste pushkatoi ministrin e vet të brendshëm dhe 3 funksionarë të tjerë të lartë të regjimit. Dokumenti arkivor i botuar nga e përditshmja DITA bën me dije ndër të tjera se pas vendimit të Gjykatës të ekzekutuarit kishin kërkuar nga Kuvendi t’u falej jeta, kërkesë e cila u ishte refuzuar.
Nga kush u tradhtua Klosi?
Vëllimin “Te kundërcjapi” autori Ardian Klosi kish planifikuar ta botonte pranverën e shkuar. “Do ta botonte në kuadër të Panairit të Pranverës, që nuk u zhvillua dot kurrë”- thotë botuesja Arlinda Dudaj – në të përditshmen MAPO, ku gjen të botuar edhe një intervistë të gjatë për Klosin të gazetares Aida Tuci me Ardian Vehbiun. Duke komentuar botimet e Klosit Vehbiu thotë ndër të tjera:
Shënim: Kur qytetarët revoltohen nga një vendim i padrejtë gjykate…
Si sot 20 vjet, Prokuroria Federale në Los Angelos apeloi vendimin e një gjykate lokale që shpalli të pafajshëm katër policë që kishin dhunuar barbarisht një qytetar, të quajtur Rodney King, pasi ai kishte kundërshtuar arrestimin prej tyre. (Dhuna e policëve ishte filmuar me një kamera amatore dhe bëri xhiron e botës në televizione).
Theofan Kalivioti, Pirro Dhima dhe Kristo Papas festojnë 99 vjetorin e shpalljes së “Autonomisë” së Vorio Epirit
Gazeta Sot ka njoftuar sot për festimet e “99 vjetorin të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit” nga shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi. Në ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi në Athinë, për të vazhduar me një lutje në kishën Agjio Gjeorgjio Karitsi dhe më tej me vendosjen e kurorave tek ushtari i panjohur. Si gjithnjë në 17 shkurt organizatat ekstremiste greke që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë përkujtuan 99 vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit, njofton “Sot”.
5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Haradinaj dhe Albin Kurti, si dhe familja Jasharaj mungojnë në ceremoni
Xherdan Shaqiri ka uruar kosovarët me foton mësipër për 5-vjetorin e Pavarësisë. Jahjaga ka përshëndetur edhe në serbisht ndërsa Egjipti nën trazira ka vendosur ta njohë Kosovën si shtet.
Televizioni Klan i uroi fillimisht me faqen e Facebook-ut të Kryeministrit pastaj me kronikat e aktiviteteve.
Por, gazeta Zëri komenton se “As pamja e re e monumentit “Newborn” dhe as flamujt që valëviten gjithandej Kosovës për nder të pesë-vjetorit të pavarësisë nuk kanë se si t’i japin shkëlqim ekonomisë së dobët të shtetit më të ri në Evropë.”
Disa media nuk duan "të thellohen" se si u manipuluan provat në spital, morg, Kryeministri, Gardë dhe në Polici
Shumë pak gazeta, dhe kryesisht ato pranë opozitës po merren me një argument thelbësor, manipulimin e provave nga një ekspert në favor të qeverisë e në dëm të opozitës, në favor të brutalitetit shtetëror e në dëm të 4 viktimave, në favor të shtypjes me vrasje të protestave kundër lirisë për të protestuar. Një pjesë e mediave e kanë kaluar si një "deklaratë" që thjesht bëhet copy paste në të njëjtin vend ku jepen edhe anti-deklaratat e qeverisë, dhe i kanë larë duart.
Kadare flet për Kombin, Kosovën dhe Shqipërinë, këtë republikë të ngatërruar dhe të korruptuar...
Ismail Kadare ka dhënë një intervistë për Frederic Ferney-në në të përmuajshmen franceze La Revue, me rastin e botimit të librit të tij “Mosmarrëveshja” në Francë. Gazetari e përshkruan Kadarenë si “As shkrimtar zyrtar, as disident, sot ai u ka mbyllur gojën të gjithë përndjekësve të tij. Në krah të Philip Roth ose Haruki Murakami në listën e shkrimtarëve kandidatë për ‘Nobel’, Ismail Kadare, 77 vjeç, mbetet një autor i paklasifikueshëm dhe enigmatik. Është një bir Homeri që ka shkruar Iliadën me bojën e Orwell ose Huxley.
Diktatorët në Twitter e Facebook: përmirësim imazhi, por dhe “shkarje” e gafa
Diktatorët e autokratët e botës kanë kuptuar dobinë e Facebook-ut e Twitterit për të përmirësuar imazhin e vet. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei po poston fotografi bardhë e zi nga vitet e ’70-ta, lideri çeçen Ramzan Kadyrov po poston mesazhe nostalgjike në Twitter mbi jetën e natës në Çeçeni, ndërsa Gulnara Karimova e Ilham Aliyev po perfeksionojnë artin e Instagramit, shkruan sot MAPO.
Ayatollah Ali Khamenei, Lideri suprem i Iranit
