5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Haradinaj dhe Albin Kurti, si dhe familja Jasharaj mungojnë në ceremoni

Xherdan Shaqiri ka uruar kosovarët me foton mësipër për 5-vjetorin e Pavarësisë. Jahjaga ka përshëndetur edhe në serbisht ndërsa Egjipti nën trazira ka vendosur ta njohë Kosovën si shtet.
Televizioni Klan i uroi fillimisht me faqen e Facebook-ut të Kryeministrit pastaj me kronikat e aktiviteteve.
Por, gazeta Zëri komenton se “As pamja e re e monumentit “Newborn” dhe as flamujt që valëviten gjithandej Kosovës për nder të pesë-vjetorit të pavarësisë nuk kanë se si t’i japin shkëlqim ekonomisë së dobët të shtetit më të ri në Evropë.”
Njohës të çështjeve ekonomike japin vlerësime alarmante për tatëpjetën që ka marrë sektori i ekonomisë si pasojë e mungesës së vizionit për zhvillimin. Në pesë-vjetorin e pavarësisë, ekzekutivi kosovar kritikohet se nuk ka mundur të bëjë reformat e duhura ekonomike në mënyrë që ta nxjerrë Kosovën nga grupi i vendeve të pazhvilluara në botë.
Bota Sot njofton se “Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti kanë munguar në ceremoninë kryesore të ditës në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku si duket qëllimisht ishte zgjedhur, si për t’ia treguar vendin presidentit Rugova, se meritat e tij mund të jenë pas të atyre që luftuan.”
k.c.
Comments
Pa merak se u ka shkuar Edi
<p> </p><p>Pa merak se u ka shkuar Edi Rama dashnori nr 1 i ceshtjes kombetare ..... me siguri ka shkuar ne Kosove permes rruges se asgjekundit </p>
Add new comment