Theofan Kalivioti, Pirro Dhima dhe Kristo Papas festojnë 99 vjetorin e shpalljes së “Autonomisë” së Vorio Epirit

Gazeta Sot ka njoftuar sot për festimet e “99 vjetorin të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit” nga shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi. Në ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi në Athinë, për të vazhduar me një lutje në kishën Agjio Gjeorgjio Karitsi dhe më tej me vendosjen e kurorave tek ushtari i panjohur. Si gjithnjë në 17 shkurt organizatat ekstremiste greke që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë përkujtuan 99 vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit, njofton “Sot”.
Ajo që bie në sy në këtë lajm është prezenca e deputetit të PASOK-ut Pirro Dhima, deputetit të Agimit të Artë Kristo Papa, dhe nuk mungonin qytetarët shqiptarë, madje edhe me poste në qeverinë shqiptare. Nga partia e minoritetit MEGA, raportohet të ketë marrë pjesë Perikli Naçi, nga PBDNJ e Vangjel Dules mori pjesë Thoma Jani, Avram Gunari përfaqësues i qeverisë, deputeti Vasilis Kapernaros, etj. Kryetari i Rinisë së Vorio Epirit Theofanis Kaliviotis, punonjës në Ministrinë e Punës dhe Përkrahjes, pas publikimit të dokumentave si punonjës i qeverisë së Shqipërisë, mbajti një profil të ulët, duke ia lënë fjalimin e përvitshëm (që e ka mbajtur gjithmonë ai) nënkryetares së shoqatës së Rinisë së Vorio Epirit, Eleni Dhomut.
k.c.
Add new comment