Diktatorët në Twitter e Facebook: përmirësim imazhi, por dhe “shkarje” e gafa

Diktatorët e autokratët e botës kanë kuptuar dobinë e Facebook-ut e Twitterit për të përmirësuar imazhin e vet. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei po poston fotografi bardhë e zi nga vitet e ’70-ta, lideri çeçen Ramzan Kadyrov po poston mesazhe nostalgjike në Twitter mbi jetën e natës në Çeçeni, ndërsa Gulnara Karimova e Ilham Aliyev po perfeksionojnë artin e Instagramit, shkruan sot MAPO.
Ayatollah Ali Khamenei, Lideri suprem i Iranit
Faqja e tij mendohet të jetë pregatitur nga një ekip specialistësh të qeverisë. Facebook-u ka qenë etiketuar si instrument “sionist” nga autoritetet iraniane, por faqja e liderit tregon për një pranim të heshtur të popullaritetit të rrjetit social, në të cilin kanë qasje miliona iranianë përmes serverëve alternativë dhe mjeteve që nuk mund të filtrohen.
Ramzan Kadyrov
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov përmes llogarisë në Twitter, lavdëron shtypin rus, vajton vdekjen e të gjyshit, uron një përdorues të Twitter për lindjen e fëmijës së tij dhe mesazhe të tjera. Madje na bën të besojmë se bën dhe jetë nate (!!) “Grozni natën është shumë i bukur. Eca rrugëve. U ula në një kafene. Mora salsiçe dhe pasta. Gjithashtu edhe çaj aromatik Kalmyk me qumësht. Ua rekomandoj” shkruan ai në Twitter.
Ilham Aliyev
Faqja e Facebook-ut e presidentit të Azerbejxhanit Ilham Aliyev është e mbushur me fotografi të tij dhe të gruas së tij plot stil, Mehriban Aliyeva. Në Twitter, ai i lejon vetes të jetë edhe agresiv e “jo-diplomatik”. Kështu, në një koment të fundit, ai sulmon kombin fqinj: “Armenia si shtet pa asnjë vlerë. Në fakt, është një koloni, që udhëhiqet nga jashtë”
Dmitry Medvedev
Dmitry Medvedev pati një skandal në Twitter, kur në mes të protestave anti-qeveritare, ai e ripostoi një mesazh plot sharje të një deputeti të Dumës. Ky mesazh u përhap me shpejtësi, edhe pse Kremlini e fshiu shumë shpejt dhe u deklarua se një i punësuar kishte ndërhyrë në llogarinë e Medvedevit në Twitter.
Paul Kagame
Presidenti i Ruandës, Paul Kagame është një përdorues produktiv i Twitter-it, megjithatë, tesktet e tij janë plot me gabime gramatikore, zakonisht me shkronja të mëdha dhe me shkurtesa si “alwz,” “powr,” dhe “bcz.” Ja një i tillë, ku ai ia vë fajin kompjuterit: “Sori friends…have realised in my RTs n tweets words getting cut/incomplete..etc-will rectify! Some prob with my machine”
Mesazhet e tij në Twitter duket se janë pjesë e një përpjekje më të gjerë për të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar, derisa po shtohen kritikat për shtypjen e opozitës dhe gazetarëve në vendin e tij.
Hugo Chavez
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e kuptoi leverdinë e Twitter-it shumë shpejt. Brenda tri vjetësh lideri i vetëquajtur i Revolucionit Bolivarian, është bërë lideri i dytë më i ndjekur në Twitter me 3.9 milionë pasues, pas Barack Obamës. Ai ia ka dalë që ta kthejë Twitter-in në një medium propagande për revolucionin socialist të stilit të tij, duke iu dhënë detyra ministrave që të përmbushin nevojat e njerëzve.
ja.se.
Comments
Hugo Chavez??? Cfare artikull
<p>Hugo Chavez??? Cfare artikull i dobet, copy+paste nga int, ndopak hulumtim gazetaresk as qe behet fjale? </p>
Add new comment