Arkiv-Lajme

Ç'mendonte Adem Jashari për 'patriotin Sali'?

Postuar në 21 Shkurt, 2013 13:26

“Në këtë 5-vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari, e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës” – ishte teksti I postuar në FB nga S.Berisha ditën e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori britanik rrëzon sendërgjinë e pushtetit: Zgjedhjet, jo tre ligjet, janë të rëndësishme

Postuar në 21 Shkurt, 2013 13:17

Në trotuarin e ndërtesës së Kuvendit, përballë kryeministrisë, janë vendosur dy stenda, në të cilat është nënvizuar në mënyrë elektronike rëndësia e tre ligjeve që, sipas Jozefina Topallit, janë shumë të rëndësishme për antarësimin në Europë. “Tre ligjet janë baras me BE-në”, kanë shkruar njerëzit e kryetares së Kuvendit në atë stendë, ku bëhet gjithashtu dhe një counting down e sekondave deri në zgjedhje që, gjithnjë sipas Jozefinës, do të fitohen nga PD-ja për të rrëzuar kështu murin e bllokimit.

Messi apo Maradona? Pas ndeshjes së mbrëmshme, ndokush ka zënë të thotë “Maradona”

Postuar në 21 Shkurt, 2013 09:42

Leo Messi apo Diego Armando Maradona? Në fillim ishin të sigurtë se Maradona është më i madhi. Më tej, kur Messi fitoi ca pjekuri më shumë e zuri të demonstronte se kush ish në të vërtetë, mendimet ishin të ndara. Dhe kur Messi filloi të shpërthente, të thyente rekorde si golashënues e të merrte Topa të Artë njëri pas tjetrit, peshorja anoi nga Pleshti. Të shumtët sot mendojnë se ky i fundit është më i madh se El Pibe d’Oro.

Selami dhe djali i Rajmonda Bulkut ishin lajmi i 20 Shkurtit

Postuar në 21 Shkurt, 2013 09:17

Festa me rastin e 20 Shkurtit, ditës së rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, nuk tërhoqi vëmendjen që ka tërhequr vitet e tjera. Në qendër ishte menduar të vihej si gjithnjë Berisha, dhe fjalimi i tij i improvizuar, por gazetat e interesuara për t’u fokusuar tek kjo ngjarje, të shkurajuara ndoshta prej fjalimit të mërzitshëm të Berishës, kishin kërkuar të tjera lajme brenda lajmit. Mirëpo lajmet e zgjedhura ishin çikërrima tw natyrws bulevardeske.

I pafytyrë, i marrë, apo idiot? – thotë Mustafa Nano për Spahiun dhe shton për mediat: S'na falen këto lloj publikimesh

Postuar në 21 Shkurt, 2013 08:18

Gazetat dhe edicionet informative të televizioneve dhanë dje një lajm të çuditshëm me titull “Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit të Nju Jorkut”.  “Ishte i çuditshëm për një numër arsyesh, - shkruan Mustafa Nano sot në të përditshmen SHQIP duke e konsideruar mbi të gjitha një ngjarje që nuk e nderon gazetarinë shqiptare.

Shkëlqim Muça denoncon: Militantët partiakë kanë pushtuar dhe klubin e Tiranës

Postuar në 21 Shkurt, 2013 07:46

Klubet e mëdha të futbollit shqiptar, Dinamo, Partizani e Tirana, janë në ditët e tyre më të zeza. Gjendja e dy të parave njihet, por e njëjta situatë kaotike ka përfshirë dhe Tiranën, 24 herë kampione të vendit. Tirana ndodhet në vendin e katërt të Ligës Superiore, por ndryshimi i tre trajnerëve flet për një situatë që mund të përkeqësohet. Shkëlqim Muça, ish futbollisti dhe ish traineri i Tiranës, ka ngritur zërin dhe ka drejtuar gishtin nga fajtorët.

Në politikë kush nuk ka më shumë forcë e karakter se ambicie përfundon vegël e zar - thotë Shinasi Rama

Postuar në 21 Shkurt, 2013 05:06

Unë nuk i ndaj gjykimet që keni dhënë në gazetë ju, por ajo që nuk ia fal Selamit është shkatërrimi i shpresës që kishin njerëzit tek ai, sado e rreme e boshe që të ishte – thotë Shinasi Rama në një intervistë në të përditshmen DITA lidhur me Eduard Selamin dhe një artikull e kopertinë të së përditshmes në fjalë që është komentuar gjatë në Tiranë këto ditë.

Fushata antigjermane e Berlusconit

Postuar në 21 Shkurt, 2013 04:11

Silvio Berlusconi po bën fushatë me parrulla antigjermane - është thelbi i raportimeve të medias gjermane mbi fushatën elektorale në Itali. "Cavaliere" (siç i pëlqen Berlusconit që ta quajë veten që prej marrjes së një medaljeje merite), nxit në mënyrë të përsëritur atmosferën kundër Gjermanisë. Angela Merkel, sipas tij është përgjegjëse, që BE i ka vendosur një kurs kaq të ashpër kursimi Italisë. Rritja e taksave, shkurtimet e buxhetit, kriza ekonomike, për të gjitha fajin e ka Merkeli.

Si e shohin analistët dorëheqjen e Borissovit

Postuar në 21 Shkurt, 2013 03:51

"Hajdutë, maskarenj, mafia" ishin thirrjet e demonstruesve. Fillimisht protestat nisën për shkak të faturave të larta të rrymës elektrike dhe ngrohjes. Dy operatorët privatë, shoqëria çeke, CEZ, dhe ajo austriake EVN e dyfishuan çmimin e energjisë brenda një viti. Për shumë bullgarë ishte gati i pamundur të paguhej me një pagë mesatare prej 360 eurosh në muaj dhe një pension rreth 150 euro. Dhe Borissov që konsiderohet një i pasionuar pas Bashkimit Europian tha se ai dëshiron të dëgjojë popullin.

Rusët rikthejnë “patrullat vullnetare” të kohës sovjetike

Postuar në 21 Shkurt, 2013 03:29

Patrullat vullnetare, të cilat datojnë qysh në kohërat sovjetike, kanë parë një ringjallje në muajt e fundit në kryeqytetin rus. Aktivistë të Kishës kanë formuar grupe vullnetare për të mbrojtur kishat dhe varrezat, pas ngjarjes me grupin feminist “Pussy Riot”, vitin e kaluar.  Por disa patrulla vullnetare që janë lajmëruar se do krijohen për “gjurmimin e imigrantëve të paligjshëm” duken vërtet alarmuese. Administrata e Moskës ka bërë me dije se këto patrulla “do t’iu ndihmojë autoriteteve në kapjen e imigrantëve, të cilët punojnë pa dokumentacionin e duhur”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme