Arkiv-Lajme
Ka zgjedhur të shantazhojë ndërkombëtarët - thotë Lubonja për Berishën
Lidhur me “nacionalizmin” e papritur të S.Berishës dhe përgjigjen e pyetjes ç’qëndron pas termit “albanofobi”, Fatos Lubonja mbështet tezën e shantazhit. Në opinionin e tij në të përditshmen Panorama, Lubonja shkruan ndër të tjera: “Më duhet të them se nuk e kam parë të artikuluar në shtyp dhe as që e kam nga mendja ime, por që qarkullon nëpër tryeza diplomatësh prej nga e kam dëgjuar edhe unë. Sipas kësaj hipoteze, deklaratat e Berishës u drejtohen pikërisht ndërkombëtarëve, jo shqiptarëve.
Të gjitha lejohen, por mos na i përplasni fytyrës si lajme - thotë Vehbiu për "titujt e nderit"
Mediat njoftuan sot se Ramush Haradinaj ka marrë titullin “Nderi i Qarkut të Beratit”. A ka diçka që nuk shkon me këta tituj që jepen poshtë e lart, pa sens mase dhe ndonjëherë pa kuptim; dhe që janë të shumtë kushedi sepse nuk kushtojnë asgjë, pa çka se, pikërisht ngaqë nuk kushtojnë gjë, nuk mund të jepen kështu ad libitum?
Pyetjen e ngre Ardian Vehbiu, i cili në blogun e vet Peizazhe të Fjalës shkruan ndër të tjera:
Poston një "pyetje pa vend" në FB-në e kryeministrit, i turret Tuqi dhe...policia e shtetit!
E përditshmja DITA ka botuar sot në faqen e parë historinë e një qytetari vlonjat pas postimit të një kritike në profiling FB të kryeministrit të vendit. Ai denoncon dhunë dhe kërcënime pas postimit, ndërsa një patrullë e policisë së shtetiut I ka mbërritur në zyrë kur ka guxuar ti përgjigjet kërcënuesit të tij.
Hipotezat postzgjedhore në Itali dhe qëndrimi i shumëpritur i Grillos
Koalicion i madh ose një qeveri e dytë teknike – janë hipotezat që po qarkullojnë në shtypin italian pas rezultateve të zgjedhjeve këtë të dielë që e kanë ndarë Italinë më tresh e më katërsh. Bersani, Berlusconi dhe Grillo janë që të tre midis 23 dhe 31 përqind të votave, kurse Mario Monti është diku te 10-11 përqind.
Sytë janë kthyer nga cunami Grillo, i cili sipas të përditshmes Corriere della Sera ka dalë sot paradite nga shtëpia e tij në Sant'Ilario të Xhenovas pa u ndalur për të folur me gazetarët e shumtë që kanë “rrethuar” zonën.
Ministria e Bujqësisë nuk tregon se sa është niveli i Aflatoksinës në qumësht
Në një deklaratë të sotme për shtyp të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit thuhet se “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke menduar së pari për sigurinë e konsumatorit shqiptar, ka zhvilluar dje me urgjencë një takim me subjektet në fjalë [prodhuesit e qumështit Primalat, Dukati dhe Fast] po brenda ditës së djeshme, dt 25 shkurt, u ka kërkuar atyre që të tërheqin vullnetarisht të gjitha produktet e dyshuar për përmbajtje Alfatoksine nga tregu, deri në përfundimin e analizave mbi të gjitha partitë e mallit që janë gjendje në magazina apo në rrjetin shpërndarës”.
S-ja i ‘Zhozit’ dhe S-ja i Hyrremit
Darka televizive e së premtes së shkuar me sa duket i ka ngacmuar të gjithë autorët e së përditshmes MAPO. Edhe Gilman Bakalli ka shkruar në këtë të përditshme mbi “Zhozin” sipas “Arian Çanit të Lirë”- sic shkruan autori që bën një krahasim interesant mes dy programesh televizive paralele.Komenton Bakalli:
Fan Noli i shkruan Enver Hoxhës për... Faik Konicën
Mes 544 letrave të sjella në librin “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, një botim i shtëpisë botuese “Erik”, përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi, është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës, një pjesë e të cilave po botohen në të përditshmen Panorama. Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit: “Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë...
Enverizëm topallist
Zj.Topalli ka thënë se Berisha është partia dhe partia është Berisha, duke rënë në enverizëm – shkruan autori Alfred Lela në të përditshmen MAPO duke marrë në analizë një nga thagmat e fundit të J.Topallit të Kuvendit, deklaruar në emisionin e gazetarit Arian Çani (një kombinim ‘i rrezikshëm’ i komunikimit publik – e quan autori bisedën mes të dyve).
Campbell në Tiranë dhe një bisedë Clinton-Blair mbi raportimet e medias për luftën në Kosovë
Alastair Campbell (Alister Kampbell), njeriu që ka qëndruar 10 vjet me radhë në krah të kryeministrit britanik, ka botuar katër volume ditarësh të tij gjatë kohës që ka qëndruar pranë Tony Blair (Toni Bler). “Vitet me Tony Blair” (The Blair Years) është një përmbledhje e asaj çfarë ka ndodhur gjatë periudhës 1994-2003. Për lexuesin shqiptar, konflikti i Kosovës që pasqyrohet i zgjeruar në volumet II dhe III do të ngjallë vërtet interes. Këtu ai zbulon takime e biseda mes atyre liderëve që në njëfarë mënyre ishin arkitektët e luftës në Kosovë.
Jo 'më të zgjuarin', por atë që është i aftë të dëgjojë të zgjuarit e tjerë - shkruan WP për Papën e ri
Muajin e ardhshëm, 116 kardinalë nga e gjithë bota do të mblidhen në Vaktikan, do t’i luten Shpirtit të Shenjtë dhe do të zgjedhin papën, që do të zëvendësojë Benedictin XVI. E perditshmja amerikane Washington Post, shkruan mbi disa keqinterpretime që karakterizojnë procedurën e zgjedhjes. Dhe rendit 5 të tilla: