Të gjitha lejohen, por mos na i përplasni fytyrës si lajme - thotë Vehbiu për "titujt e nderit"

Postuar në 26 Shkurt, 2013 12:23

Mediat njoftuan sot se Ramush Haradinaj ka marrë titullin “Nderi i Qarkut të Beratit”. A ka diçka që nuk shkon me këta tituj që jepen poshtë e lart, pa sens mase dhe ndonjëherë pa kuptim; dhe që janë të shumtë kushedi sepse nuk kushtojnë asgjë, pa çka se, pikërisht ngaqë nuk kushtojnë gjë, nuk mund të jepen kështu ad libitum?

Pyetjen e ngre Ardian Vehbiu, i cili në blogun e vet Peizazhe të Fjalës shkruan ndër të tjera:

“Ca javë më parë, dëgjuam edhe që prof. Rexhep Qoses i ishte refuzuar titulli “qytetar nderi” i Tropojës. Vetëm para pak ditësh dëgjuam edhe për kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, që mori titullin Doctor Honoris Causa nga universiteti Sun Moon në Seul të Koresë së Jugut…. Gjëra pa zarar – do të më përgjigjen; të paktën popullin ta lëmë të shprehë entuziazmin e vet e të festojë, si në rastet e ngjashme të z. Spahiu dhe të z. Thaçi (por jo të prof. Qoses, i cili nuk i përmbushte kriteret, për qytetarinë e nderit në Tropojë). Të gjitha këto lejohen, me kusht që ne të tjerëve, lexuesve të shtypit, të mos na përplasen fytyrës si lajme; sepse veç lajme nuk janë, por më tepër ngjarje të sendërtuara, për t’u dhënë një dorë varak rutinave protokollare…” Ne.Su.

 

Vehbiu i plotw:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/02/26/kudo-qe-shkojme-vec-...

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Populli pavlere, ngelem me dekorata, e cmime rte pavlera. Cfara ka bere ky rrob per Beratin qe duhet te marri cmim? Po pse jemi kaq te mbrapshte ne aman</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.