Arkiv-Lajme
“Dorëzohuni, jeni të rrethuar! Do ju përkëdhelim kokën si përkëdhelen të sëmurët mendorë”
“Dorëzohuni, jeni të rrethuar! Dorëzohuni dhe ju premtoj se nuk do ju keqtrajtojmë, do ju përkëdhelim kokën si përkëdhelen të sëmurët mendorë”. Këto janë fjalët e Beppe Grillo-s drejtuar politikanëve italianë. Vështirë të kuptosh se si “Lëvizja 5 yje” (M5S), krijesa e Grillo-s, arriti t’u fusë tmerrin dy partive tradicionale (Partia Demokratike e majtë dhe Partia e Popullit të Lirisë e djathtë), të cilat vetëm 5 vite më parë mblodhën 80% të votave të vlefshme.
Në Itali pritet të hapen kutitë e votimit; por mbretëron pesimizmi
Votimet italiane mbyllen në orën 15.00. Menjëherë më pas, do të krijohet një ide mbi rezultatet e partive apo të koalicioneve, e në orët e mbrëmjes do të dihet se cilat janë shifrat me saktësi. Por kjo nuk ngushëllon askënd. Të gjithë janë të sigurtë se rezultati, sidoqë të jetë, nuk do të prodhojë një maxhorancë e një qeveri të qëndrueshme (në mos, nuk do të ketë asnjë lloj maxhorance).
Paul Krugman kundër Berlusconit, Grillos, Montit, Olli Rehnit, dhe europianëve që mendojnë se politikat “austerity” e zgjidhin krizën
Nobelisti Paul Krugman që shkruan për të përditshmen New York Times, ish fokusuar dje tek qasja europiane e tipit “Austerity” (austeritet) për t’u përballur me krizën ekonomike (ai e quan tërësisht të gabuar këtë qasje të disiplinës fiskale e financiare, e të shtrëngimit të rripave; sipas tij, ulja e shpenzimeve dhe rritja e taksave në ekonomitë e sëmura mund t’i sëmurin më keq këto ekonomi), dhe me këtë rast ndalej tek ngjarja italiane, dmth tek votimet që mbyllen sot në orën 15.00, e që sidoqë të venë, ato nuk do të sjellin, sipas tij, një rezultat ngushëllues.
Një anektodë e vitit 2005; personazhe janë Berisha, Frangaj, rrëfyesi vetë dhe opinionistët e TV Klanit
Për të demonstruar problemet me mass-median, Alfred Peza kish zgjedhur të rrëfente një anektodë, një ngjarje të vitit 2005, në Konventën e socialistëve. “Në të gdhirë të datës 4 korrik të vitit 2005, ne opinionistët e televizionit Klan (“Peza, Bushati, Shkullaku, Lubonja, Fevziu” – emrat u thanë nga Peza të nesërmen) u mblodhëm në zyrën e pronarit Aleksandër Frangaj. Ne të gjithë ishim me idenë se PS-ja duhet të dilte në opozitë, dhe se e djathta duhej të vinte në pushtet…. Në kulmin e diskutimeve në zyrën e Frangajt, kur u kuptua se fitorja po anonte nga PD-ja, bie telefoni i zyrës.
"Filma të tillë na bëjnë të qeshim dhe të qajmë"
Argo, film rreth krizës së pengjeve iraniane, fitoi çmimin Oscar të Akademisë amerikane të artit, filmit dhe shkencës, duke lënë pas filmin Lincoln (i cili pritej gjerësisht të fitonte ne këtë kategori). Zonja e parë e SHBA-ve Michelle Obama bëri një paraqitje të papritur me televideo nga Shtëpia e Bardhë drejt përfundimit të ceremonisë. Ajo vlerësoi filmat kandidatë për çmime duke thënë se "filma të tillë na bëjnë të qeshim dhe të qajmë." Ajo pastaj shpalli filmin fitues, Argo.Daniel Day Lewis fitoi Oskarin si aktori më i mirë për portretizimin e Abraham Lincolnit në filmin Lincoln.
"Intelektualët" e peticioneve dhe "listat e punësimit si kartonangritës"
Pëllumb Kulla ka nisur një rubrikë në të përditshmen DITA. E ka quajtur “Aty ku sundon paraja”. Këtë të dielë është botuar esseja e parë e titulluar “Pse 140 dhe jo vetëm 2” ku autori rikthen temën e “intelektualëve të peticioneve”. Shkruan Kulla ndër të tjera me ironinë e tij të njohur:
Demokracia mund të nxitet vetëm atëherë, kur depërton në mendjet dhe veprat e njerëzve
16 -17 milionë euro për dy-tri vitet e para për financimin e personave, grupeve dhe lëvizjeve, që angazhohen në vendet e tyre për vlerat demokratike. Me mbështetjen e Parlamentit Europian sapo ka nisur të funksionojë Fondacioni Evropian i Demokracisë, një organizëm që “do të ndihmojë demokracinë në vendet ku për grupet e të drejtave civile, që ndjekin një synim politik ka mundësi shumë të kufizuara mbështetjeje” - thotë Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jerzy Pomianowski që është vendosur si drejtori i parë i Fondacionit.
Kokalari: Selami u thoshte të gjithëve që Berisha është diktator
Kosovë, gjuetia e shtrigave ndaj Kryeparlamentarit Krasniqi, vazhdon
“’Prerje kokash në PDK’, Hashim Thaçi dhe servilët mprehin shpatën për tja prerë edhe Jakup Krasniqit...” Ky është titulli me të cilin gazeta kosovare Bota Sot komenton lëvizjet e fundit në Kosovë. Sipas gazetës ka nisur të fryjë furtuna e Hashim Thaçit për të vënë në kontroll Parlamentin. Madje, parashikon edhe zhvillime dramatike në parlamentin e Kosovës në ditët në vijim. Do të jenë anëtarët e partisë së vet, që po përpiqej të heqin Jakup Krasniqin nga posti i Kryeparlamentarit. Betaja me sa duket do të përqendrohet në gjetjen e 80 votave për shkarkimin e Jakup Krasniqit nga ky post.
Vdekja e Dritan Lamajt: Media ndriçon rrethana të vrasjes së tij
Burimet e informacionit janë në një mendje kur vjen puna tek disa detaje të ngjarjes së vrasjes së Dritan Lamajt, 41 vjeç. ish komisar policie në Kombinat, dhe prej disa javësh i emëruar shef i drejtorisë së kriminalistikës në policinë e shtetit. Balkanweb.com risjell në vëmendje disa konflikte të tijat me do biznese në Kombinat. Janë konflikte që kanë lindur për shkak të detyrës, dhe shtypi ka bërë publike para 4-5 muajsh një denoncim të bërë në adresë të tij. Por askush në shtyp nuk e shqyrtoi seriozisht atë denoncim për të marrë vesh se sa qëndronin pretendimet e ngritura.