"Filma të tillë na bëjnë të qeshim dhe të qajmë"

Postuar në 25 Shkurt, 2013 04:13

Argo, film rreth krizës së pengjeve iraniane, fitoi çmimin Oscar të Akademisë amerikane të artit, filmit dhe shkencës, duke lënë pas filmin Lincoln (i cili pritej gjerësisht të fitonte ne këtë kategori). Zonja e parë e SHBA-ve Michelle Obama bëri një paraqitje të papritur me televideo nga Shtëpia e Bardhë drejt përfundimit të ceremonisë. Ajo vlerësoi filmat kandidatë për çmime duke thënë se "filma të tillë na bëjnë të qeshim dhe të qajmë." Ajo pastaj shpalli filmin fitues, Argo.Daniel Day Lewis fitoi Oskarin si aktori më i mirë për portretizimin e Abraham Lincolnit në filmin Lincoln. Jennifer Lawrence fitoi Oskarin si aktorja më e mirë për rolin në filmin Silver linings playbook. Ann Hathaway fitoi Oskarin për rolin mbështetës në muzikalin Les Miserables, ndërsa Christoph Waltz mori Oskarin e tij të dytë, kete here  për rolin mbështetës në Django Unchained të Quentin Tarantinos, i cili gjithashtu fitoi çmimin Oskar për skenarin më të mirë origjinal. Searching for Sugarman, kronikë e një muzikanti të harruar fitoi Oskarin si filmi dokumentar më i mirë. Filmi frengjisht, Amour fitoi në kategorinë e filmave më të mirë në gjuhë të huaj.Fituesit u zgjodhën nga rreth 5 mijë e 800 profesionistë të industrisë filmike, anëtarë të Akademisë amerikane të Arteve, Filmit dhe Shkencave. Ceremonia e këtij viti, e 85-ta, u drejtua nga Seth MacFarlane. (a.n.) Më shumë:http://www.nytimes.com/2013/02/25/movies/awardsseason/best-picture-for-a...

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Ne fjaline e pare ka dy gafa: 1) Kriza nuk ishte e pengjeve iraniane por e pengjeve amerikane ne Teheran ; &nbsp;2) Nuk kishte ndonje pritje &#39;&#39;gjeresisht&#39;&#39; per Linkoln,&nbsp;si Argo ashtu dhe Lincoln ishin dy filmat me shanset me te larta per te marre cmimin e filmit me te mire, pra surprize do te ishte po ta merrte ndonje outsider.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.