Kosovë, gjuetia e shtrigave ndaj Kryeparlamentarit Krasniqi, vazhdon

Postuar në 24 Shkurt, 2013 14:50

“’Prerje kokash në PDK’, Hashim Thaçi dhe servilët mprehin shpatën për tja prerë edhe Jakup Krasniqit...” Ky është titulli me të cilin gazeta kosovare Bota Sot komenton lëvizjet e fundit në Kosovë. Sipas gazetës ka nisur të fryjë furtuna e Hashim Thaçit për të vënë në kontroll Parlamentin. Madje, parashikon edhe zhvillime dramatike në parlamentin e Kosovës në ditët në vijim. Do të jenë anëtarët e partisë së vet, që po përpiqej të heqin Jakup Krasniqin nga posti i Kryeparlamentarit. Betaja me sa duket do të përqendrohet në gjetjen e 80 votave për shkarkimin e Jakup Krasniqit nga ky post. Në krye të kësaj beteje, është vetë Hashim Thaçi, pasi dhe përgjimet e para disa kohëve e tregonin qartë urrjetjen e tij ndaj anëtarit të partisë së vet, aq sa përdorte edhe termin “Jakupovski”. Bota Sot beson që “blerja” e votave për shkarkim po bëhet me të tëra mënyrat, aq saqë ngre dyshimin se edhe një vizitë në Seul të Koresë ësëht programuar e tillë, që Thaçi, në vizitë në këtë vend, të merrte me vete edhe deputetin Hydajet Hyseni, thjesht sa për të siguruar votën në parlament.

kc

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.