Lajm tronditës: Vritet Dritan Lamaj, shefi i policisë në Kombinat

Të gjitha sitet online të informacionit bëjnë me dije se është vrarë Dritan Lamaj, kreu i komisariatit në Kombinat. Ka qenë duke udhëtuar me makinën e vet, diku aty afër shtëpisë së vet, në zonën e Vasil Shantos, dhe në një moment black out-i elektrik, një orë më parë, e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. E kanë çuar në spital (Spitalin Ushtarak) në gjendje të rëndë policët që kanë mbërritur të parët në vend ngjarje, dhe atje ka dhënë shpirt.
Dritan Lamaj ka qenë një profesionist. Kish mbi dhjetë vjet që shërbente në armën e policisë. Ekzekutimi i tij është ngjarja e n-të dramatike, që ka për viktimë një mbrojtës të rendit publik.
Re.Pu.
Add new comment