Një anektodë e vitit 2005; personazhe janë Berisha, Frangaj, rrëfyesi vetë dhe opinionistët e TV Klanit

Për të demonstruar problemet me mass-median, Alfred Peza kish zgjedhur të rrëfente një anektodë, një ngjarje të vitit 2005, në Konventën e socialistëve. “Në të gdhirë të datës 4 korrik të vitit 2005, ne opinionistët e televizionit Klan (“Peza, Bushati, Shkullaku, Lubonja, Fevziu” – emrat u thanë nga Peza të nesërmen) u mblodhëm në zyrën e pronarit Aleksandër Frangaj. Ne të gjithë ishim me idenë se PS-ja duhet të dilte në opozitë, dhe se e djathta duhej të vinte në pushtet…. Në kulmin e diskutimeve në zyrën e Frangajt, kur u kuptua se fitorja po anonte nga PD-ja, bie telefoni i zyrës. I zoti i shtëpisë ngriti receptorin, dhe kur mori vesh se në skajin tjetër të linjës ish Berisha, shtypi tastën që bënte ta dëgjonim të gjithë zërin e njeriut që sapo kish fjetur mendjen se do ish kryeministër i vendit. “Ç’po bëni?”, pyet ai. “Të ndihmuam të kthehesh në pushtet, dhe tani po vrasim mendjen se si të rrëzojmë përsëri”, u citua nga Peza të ketë thënë Frangaj me atë rast.
Ishte shaka, sigurisht. Televizioni Klan vijon të ketë po ato marrëdhënie “të shkriftuara e të lumtura” me Berishën, që edhe sot në vitin 2013 është kryeministër.
Re.Pu.
Comments
I dashur Mustafa shikojini

I dashur Mustafa shikojini mire keto punet e listave te deputeteve, se mos Saliu apo zotnia e tij Ilir Meta po fusin njerzit e tyre ne listat e PS-se dhe na luajne teater parazgjedhor qe ta hame ne opozitaret e perdhunuar kaken per kek. Shpresoj qe Rama te dije cfar esht duke bere. Se mund te votojme PS-ne dhe ne fakt kemi votuar njerezit e futur aty te Saliut dhe Ilirit. PErndryshe, ky djali alfredi, nga mbiu aty? Kur hanim plumba ne n bulevard te tjer gazetar kam par e degjuar qe na kan mbrojtur jo ket shendeverin e cuditshem. Kaq kisha. Respekte

bravo grupi. duhet vertet

bravo grupi. duhet vertet kujdes

Dava plehrash. Maskarenj me

Dava plehrash. Maskarenj me masken "gazetar" dhe makarenj te tjetr me masken "politikan". Koha e maskarenjve. Sa keq per te mjeren Shqiperi. Sa keq per njerezit e ndershem dhe te sakrifices

Duke dashur te jape detaje te

Duke dashur te jape detaje te pista per median, mos njekohesisht ka treguar edhe pisllekun e politikes? Jo gje e mire per nje politikan qe sapo ka nisur karrieren.

censuruar

censuruar

Add new comment