Arkiv-Lajme
Berisha rinis me 'dajkot' dhe nuk i ndahet Majlindës (çipi i shërben lopës që mos shkojë në grazhdin e tjetrës - i thotë)
“Dje faktoi se është skllav i thjeshtë i dajkos së tij, le të thotë që nuk është nipi i Spiro Kolekës, me taksën progresive është i biri i tij direkt....Ai vendos Anastas Angjelin në vend të Papa Kristo Negovanit, Gramoz Rucin në vend të Koto Hoxhit, Finon e ka në vend të Abdyl Frashrit, Erion Veliaj në vend të Dervish Himes...” Flet kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Më pas ka garantuar nga mbledhja e qeverisë “krijimin e një klime gjithnjë e më miqësore ndaj biznesit” - raporton Panorama.
Rritja 1-2% në vitin 2012? Nuk ka se si: Të ardhurat në buxhet kanë rënë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, të publikuara këto ditë, mbi të ardhurat në buxhetin e shtetit qysh prej vitit 1997 deri më sot nxjerrin në shesh një fakt: në vitin 2012, për herë të parë, këto të ardhura kanë shënuar rënie prej 0,2% në krahasim me vitin 2011. Gjergj Erebara i së përditshmes Shqip ka marrë në shqyrtim, në një shkrim të vetin me titull “Kriza gërryen buxhetin e qeverisë”, të gjithë zërat e këtyre të ardhurave, dhe situata rezulton dramatike.
4 muaj nga kufizimi i imuniteteve, - vëren Andrea Stefani dhe pyet: Pse nuk merret Llalla me Fatmir Mediun?
Ka 8 vjet që kryeministri Berisha stërbetohet për tolerancë zero në luftën kundër korrupsionit. Të njëjtën gjë po bën edhe kryeprokurori i sapoemëruar Llalla. Por vepra s’ka – shkruan Andrea Stefani në editorian e tij në të përdithmen SHQIP dhe merr si shembullin më tipik Fatmir Mediun, që vazhdon të jetë ministër i kabinetit “të duarve të pastra”, edhe pse është akuzuar për bashkautorësi në një korrupsion që u bë rrënja e tragjedisë së përgjakshme të Gërdecit.
Në listat e PS për deputetë, edhe Sollaku, disa ish-prokurorë dhe një gazetar i televizionit TCH – shkruan MAPO
E përditshmja MAPO raporton se në listat e kandidatëve për deputetë në PS do gjejnë vend edhe prokurorë e gazetarë të tjerë vec rastit Peza. Shkruan MAPO në raportimin e saj ndër të tjera:
Skandali që po trondit Spanjën
Gazeta spanjolle El Pais botoi para dy javësh bilance të shkruara me dorë që tregonin se partia Partido Popular në pushtet kishte pasur një fond sekret për vite të tëra nga i cili përfitonin zyrtarë të lartë të partisë. Kryeministri Mariano Rajoy dhe partia e tij reaguan me forcë duke ngritur pikëpyetje për vërtetësinë e dokumentave. Por këtë javë El Pais njoftoi se ekspertë të kaligrafisë konfirmuan se dokumentat ishin autentike dhe nuk kishte shenja falsifikimi.
Philip Reeker nesër në Tiranë
Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker pritet të mbërrijë të enjten në Tiranë në një vizitë surprizë – thanë mbrëmë për ResPublica burime të mirëinformuara diplomatike, sipas të cilave përpara mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, Reeker do të bëjë një ndalesë të shkurtër në Bruksel, ku do të takohet me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle.
Nuk ekziston çmim “Qytetar Nderi i Nju Jorkut”, shkruan Vehbiu dhe shton për mediat: Keni dhënë lajm të rremë (dhe keni harruar Shinasi Ramën)
Ardian Vehbiu është befasuar kur ka lexuar në mediat e sotme lajmin për shpalljen e Kreshnik Spahiut “Qytetar Nderi” i Nju Jorkut (vetë Vehbiu jeton atje). Shkruan publicisti i njohur në blogun e vet: “U befasova pak kur lexova, në Tema dhe konfirmova në Top-Channel e Panorama, se Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ishte shpallur “qytetar nderi” i New York-ut... Në njoftim, pa cilësuar ndojë burim, thuhet edhe se: Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe presidentit të këtij rajoni, Scott M.
Nuk kam qeveri hije, praktikë që s’funksionon në Ballkan – thotë Rama dhe flet për politikën e jashtme dhe Turqinë
Kreu i opozitës Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Radio Radicale”, ku ndër të tjera pyetet nëse ka gati një qeveri hije, çfarë do të ndryshonte në politikën e jashtme pas ardhjes në pushtet dhe se çfarë mendimi ka për Turqinë. “Duke konsideruar se i fitoni zgjedhjet mund të na thoni nëse e keni gati listën e ministrave me të cilët do qeverisni, domethënë një “qeveri hije” si në praktika të ndryshme evropiane? – është njëra nga pyetjet dhe Rama përgjigjet: “Jo nuk e kam!
Berlusconi nuk fiton por mund të mos e lejë fituesin të qeverisë?
Më 24 dhe 25 shkurt në Itali zhvillohen zgjedhje, sepse edhe qeveria "teknokrate" e Mario Montit nuk arriti ta bindë Parlamentin italian që të mbështesë kursin e reformave. Gazeta italiane me prirje të majtë "La Repubblica" ka botuar një studim mbi "ekstremizimin e ri të djathtë" në Evropë. Autorët vërejnë një rritje të numrit të anëtarësimeve tek partitë ekstremiste të djathta. Megjithëse parti të tilla fitojnë sipas gazetarit Paolo Berizzi pak vota, "idetë që përhapin këto parti po depërtojnë madje edhe në mesin e votuesve që kanë votuar dikur për partitë e krahut të majtë."
Dajti? Çmimet nuk kanë rëndësi për guvernatorin: Eshtë simbol i rinisë tonë.. Me godinën e Bankës po bëj një vepër arti
Guvernatori Fullani ka dhënë një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës në të cilën ndër të tjera pyetet edhe për Hotel Dajtin. Gati dy vjet më parë Banka bleu për rreth 30 milionë euro ish-Hotel Dajtin. Pati atëherë shumë polemika dhe akuza ndaj Bankës për një veprim të tillë. Ç’po ndodh me Hotel Dajtin? – është pyetja dhe Fullani përgjigjet: