Philip Reeker nesër në Tiranë

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker pritet të mbërrijë të enjten në Tiranë në një vizitë surprizë – thanë mbrëmë për ResPublica burime të mirëinformuara diplomatike, sipas të cilave përpara mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, Reeker do të bëjë një ndalesë të shkurtër në Bruksel, ku do të takohet me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle.
Vizita e tij kësaj here zhvillohet në një klimë “interesante”, nëse kemi parasysh tensionimin e marrëdhënieve të qeverisë me ambasadën amerikane pas vendimit të gjykatës për 21 Janarin dhe memo-s amerikane mbi retorikën nacionaliste elektorale tw Berishws. Burimet e sipërcituara i thanë ResPublica-s se zyrtari i lartw amerikan do përforcojë qëndrimet ndaj qeverisë së Berishës lidhur me drejtësinë dhe termat e fushatës duke bërë të qartë në mënyrë të prerë se qëndrimet e ambasadorit Arvizu janë qëndrime të qeverisë amerikane. Vetë Berisha ka mbajtur një qëndrim kinse të tërhequr e neutral sa i takon vendimit skandaloz gjyqësor mbi 21 janarin, por është e e qartë se e gjithë bateria e kritikave ndaj ambasadës amerikane në lidhje me këtë çështje është e përbërë nga njerëz që kontrollohen direkt prej tij. (a.th.)
Comments
Eshte tragjike te shohesh
<p>Eshte tragjike te shohesh sesi qe nga kryetari i opozites e deri tek njerezit e thjeshte presin me syte nga qielli se kur do te vije amerikani qe do te na shpetoje nga Berisha. Turp per kombin tone qe pjell diktator pas diktatori.</p>
censuruar
<p>censuruar</p>
Ka marre bicak me vete :)) Do
<p>Ka marre bicak me vete :))</p><p>Do tja caje zdagarballen ketij shpellarit tone</p>
Add new comment