Rritja 1-2% në vitin 2012? Nuk ka se si: Të ardhurat në buxhet kanë rënë

Postuar në 20 Shkurt, 2013 04:56

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, të publikuara këto ditë, mbi të ardhurat në buxhetin e shtetit qysh prej vitit 1997 deri më sot nxjerrin në shesh një fakt: në vitin 2012, për herë të parë, këto të ardhura kanë shënuar rënie prej 0,2% në krahasim me vitin 2011. Gjergj Erebara i së përditshmes Shqip ka marrë në shqyrtim, në një shkrim të vetin me titull “Kriza gërryen buxhetin e qeverisë”, të gjithë zërat e këtyre të ardhurave, dhe situata rezulton dramatike. Qeveria ka folur për një rritje të nivelit 1-2% në vitin 2012, por sipas Erebarës, bazuar në këto të dhëna të Bankës së Shqipërisë, kjo rritje nuk ka se si të ketë ndodhur.

Konkretisht, të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar kanë rënë me 2,2% (gjithnjë krahasuar me vitin paraardhës), gjë që flet për nivele të dobëta konsumi. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin kanë rënë me 14%, gjë që flet për problemet e shumta që ka pasur biznesi. E kështu me radhë. E gjithë kjo situatë reflektohet në rënien e investimeve dhe - për trishtimin e qeverisë shkapërdare – në uljen e mundësive për shpenzime të natyrës elektorale.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anon (not verified) on

<p>Renia e te ardhurave nuk &#39;gerryen&#39; pushtetin, neve na gerryen si punen e lumenjve nga firmat piramidale te ndertimit...Kur te na krejne themelet le te bertasim sa te duam, pasi do na zeje catia.</p><p>Merrni masa per femijet, se neve na morri poropia!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.