Arkiv-Lajme

Rusët rikthejnë “patrullat vullnetare” të kohës sovjetike

Postuar në 21 Shkurt, 2013 03:29

Patrullat vullnetare, të cilat datojnë qysh në kohërat sovjetike, kanë parë një ringjallje në muajt e fundit në kryeqytetin rus. Aktivistë të Kishës kanë formuar grupe vullnetare për të mbrojtur kishat dhe varrezat, pas ngjarjes me grupin feminist “Pussy Riot”, vitin e kaluar.  Por disa patrulla vullnetare që janë lajmëruar se do krijohen për “gjurmimin e imigrantëve të paligjshëm” duken vërtet alarmuese. Administrata e Moskës ka bërë me dije se këto patrulla “do t’iu ndihmojë autoriteteve në kapjen e imigrantëve, të cilët punojnë pa dokumentacionin e duhur”.

Shënim: Startin e patëm të ngjashëm, finishin të ndryshëm…

Postuar në 20 Shkurt, 2013 16:43

Kur dëgjova sot kryeministrin bullgar Borisov që dha dorëheqjen se nuk mund të rrinte në krye të qeverisë së një vendi ku policia plagos qytetarët protestues, kujtesa më çoi në marsin e vitit 1991, kur një grup vëzhguesish bullgarë po ndiqnin zgjedhjet në zonën e Lapardhasë, ku garoja si kandidat i PD-së për deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Më thanë vëzhguesit bullgarë: “Sa shumë ngjashmëri shohim mes Shqipërisë dhe vendit tonë!”

Keqpërdorim edhe i hireve femërore edhe i flamurit tonë kombëtar – thotë Vehbiu për këto foto në Panorama

Postuar në 20 Shkurt, 2013 16:28

Ditëve të shtuna e përditshmja Panorama boton shpesh fotografi pak a shumë provokative vajzash të angazhuara në skenën e shout shqiptar, kryesisht femra që tentojnë muzikë ose shfaqen në emisione televizive. Në numrin e fundit kishin botuar edhe këto foto që shoqërojnë këtë shënim dhe shkruanin:

Ata popuj që nuk njohin të kaluarën, me të gjithë tmerret e saj, janë të detyruar t’i rijetojnë ato - thotë Bashkim Shehu

Postuar në 20 Shkurt, 2013 15:58

"Loja, shembja e qiellit", titullohet romani më i fundit i Bashkim Shehut, të cilin autori e ka promovuar në mjediset e Muzeut Historik Kombetar. Ky është vetëm një prej librave që djali i ish-kryeministrit, Mehmet Shehu, ka shkruar, po sipas tij ka qenë më i vështiri për të. “Ata popuj që nuk njohin të kaluarën, me të gjithë tmerret e saj, janë të detyruar t’i rijetojnë ato. Duke e krahasuar me romanët e tjerë, ky është më i vështiri që kam shkruar, sepse i referohet ngjarjeve konkrete historike”, deklaroi autori Shehu.

Svoboda (mëse i drejtpëdrejtë): Rama, kryeministri i ardhshëm, Berisha bllokues i integrimit, shkoni masivisht në votime

Postuar në 20 Shkurt, 2013 14:04

Presidenti i Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda ka qenë mëse i drejtpërdrejt kësaj here në komentet mbi situatën në Shqipëri dhe zgjedhjet e qershorit. Gjatë një takimi me Edi Ramën në Bruksel, Svoboda citohet nga TCH të ketë thënë:

Shënim: Çdo familje shqiptare aktualisht ka 9 mijë euro borxh

Postuar në 20 Shkurt, 2013 13:47

Rekomandimet e FMN, BB e BE janë të qarta për domosdoshmërinë e mbajtjes nën kontroll të borxhit publik. Pse? Sepse kanë vënë në diskutim aftësinë paguese të shtetit tonë. Një ndër treguesit më të rëndësishëm, i cili ndihmon në gjykimin e aftësisë paguese së një shteti për të shlyer borxhin e tij është shuma e borxhit për frymë. Ai llogaritet si raport i borxhit total publik të emëtuar dhe ende të pashlyer me popullsinë në një vit të caktuar dhe është një ndër elementët kryesor që përcakton riskun dhe normën e interesit të letrave me vlerë.

Bojko Borisov lajmëron dorëheqjen: Nuk mund të bëj sehir policët që rrahin njerëz

Postuar në 20 Shkurt, 2013 12:30

Qeveria e Bojko Borisovit në Bullgari po bëhet gati të japë dorëheqjen, dhe e gjitha erdhi pas përplasjeve të policisë me demonstruesit në Sofie, si pasojë e të cilave kanë mbetur të plagosur një duzinë njerëzish të ngritur kundër qeverisë, dhe dhjetra policë. Protestat nisën për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike (është CEZ-i i përfshirë në këtë histori), dhe më tej u përshkallëzuan si protesta antiqeveritare, derisa erdhi momenti i dorëheqjes nën presion.

Shënim: Ftohen marrëdhëniet LSI-PBDIU, bie zjarri i LSI-së për çështjen çame

Postuar në 20 Shkurt, 2013 10:59

 

Komisioni i Jashtëm i Kuvendit të Shqipërisë ka nisur sot shqyrtimin e rezolutës çame, dorëzuar në Kuvend në 10 dhjetor nga kreu i PDIU-së Shpërtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri.

Kryeprokurori Llalla dhe (mos)procedimi i ministrit Mediu, prej 4 muajsh pa imunitet

Postuar në 20 Shkurt, 2013 10:14

 

Andrea Stefani ka shkruar një artikull te Shqip, të titulluar “Imunitet s’ka, pse nuk procedohet ministri Mediu?”. Mjafton të shkëpusim fjalitë pyetësore që ngre Stefani në këtë artikull, për të ndërtuar piramidën me 4 faqe të kësaj afere. Shkruan Stefani: 

Meta nën skrupujt elektoralë: Flet shumë, por s’mban qëndrime

Postuar në 20 Shkurt, 2013 09:11

Ilir Meta ende nuk e ka vendosur se ç’qëndrim do të mbajë e me këtë do të rreshtohet para e pas zgjedhjeve, dhe është kjo gjendje standby që e bën të nxjerrë nga goja veç fraza të rrumbullakosura, dy kuptimëshe, apo pa asnjë kuptim. Është vuajtja që vjen prej paqartësisë. Mbrëmë ka qenë i ftuar tek studioja e Babaramos, dhe redaktorët që e kanë publikuar intervistën e tij në gazetat e tyre e kanë patur me siguri të vështirë të gjejnë një titull përshkrues apo sintetizues,

Ja disa nga frazat e tij “më të qarta”:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme