Shënim: Startin e patëm të ngjashëm, finishin të ndryshëm…

Postuar në 20 Shkurt, 2013 16:43

Kur dëgjova sot kryeministrin bullgar Borisov që dha dorëheqjen se nuk mund të rrinte në krye të qeverisë së një vendi ku policia plagos qytetarët protestues, kujtesa më çoi në marsin e vitit 1991, kur një grup vëzhguesish bullgarë po ndiqnin zgjedhjet në zonën e Lapardhasë, ku garoja si kandidat i PD-së për deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Më thanë vëzhguesit bullgarë: “Sa shumë ngjashmëri shohim mes Shqipërisë dhe vendit tonë!”
Fast forward: Mars 1997. Në Bullgari, pas tri ditë protestash paqësore, qeveria dha dorëheqjen dhe u shpallën zgjedhje të parakohëshme, ndërsa revoltat në Shqipëri u shoqëruan me 3000 të vrarë dhe u desh një ndërhyrje e 6000 mijë trupave të huaja, që të zhvilloheshin zgjedhje të parakohëshme...
Fast forward: Qershor 2001. Bullgaria fiton të drejtën e lëvizjes pa viza në vendet e BE-së, ndërsa Shqipëria merret me fenomenin e Dushkut...
Fast forward: Janar 2007, Bullgaria bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së, pasi ka patur 4 rotacione normale të pushtetit, ndërsa Shqipëria ka patur vetëm një rotacion normal të pushtetit (në vitin 2005).
Dhe sot Shqiperia ende pritet të ketë një rotacion normal të dytë, nderkohë qe s'eshte bere as kandidiate per ne BE…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Adriatik (not verified) on

Eduard - qe ne 91 ishin shume para nesh. Kam qene ne Bullgari. Me ka pelqyer jashte mase. Jemi te fundit ne c'do gje.

Submitted by jeta (not verified) on

<p>Ne nuk e dime sa prapa botes jemi. Jetojme, duke u hequr zvarre , dhe pengojme boten me cudirat qe i tregojme asaj perdite. Me keta politikane qe kemi veshtire se dalim nga rrethi vicioz ku jemi prej 20 vitesh. Deshperohem per fatin e te rinjve dhe femijeve, se te moshuarit e hengren kulloten.</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by kolii (not verified) on

<p>nje korigjim te vogel: Bullgaria u be anetare e BE me 1 Janar 2007, jo qershor.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.