Bojko Borisov lajmëron dorëheqjen: Nuk mund të bëj sehir policët që rrahin njerëz

Postuar në 20 Shkurt, 2013 12:30

Qeveria e Bojko Borisovit në Bullgari po bëhet gati të japë dorëheqjen, dhe e gjitha erdhi pas përplasjeve të policisë me demonstruesit në Sofie, si pasojë e të cilave kanë mbetur të plagosur një duzinë njerëzish të ngritur kundër qeverisë, dhe dhjetra policë. Protestat nisën për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike (është CEZ-i i përfshirë në këtë histori), dhe më tej u përshkallëzuan si protesta antiqeveritare, derisa erdhi momenti i dorëheqjes nën presion.

Është interesante fjala, që mbajti kryeministri bullgar, një ish-bodyguard, teksa po njoftonte aktin e dorëheqjes. “Unë nuk kam ndërmend të drejtoj një qeveri, teksa policët po rrahin protestuesit… Sado pak gjak të derdhet në rrugë është një dëshmi e turpit tonë”, theksoi ai në një kohë që praktikisht nuk është regjistruar asnjë viktimë. Dhe vijoi: “Pushteti na u dha nga populli, dhe unë tani po e kthej sërish në duart e popullit… Unë nuk mund të bëj sehir se si derdhet gjak në qendër të Sofies”.

Ky është një alamet leksioni për satrapin e Tiranës, që se pati për gjë të urdhëronte vrasjen e katër vetëve në bulevard, dhe më pas të merrte në mbrojtje vrasësit. Dorëheqjen as që mund ta çonte në mendje.

M. Nano

Comments

Submitted by a. (not verified) on

Nje 'badigard' me cipe !

As ne qeverine e perkohshme deri ne zgjedhje nuk do marre pjese.

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

Se mos eshte qytetar ky mo?Kushedi nuk duhet te jete katundar nga veprimi qe ka bere.

Submitted by Bato (not verified) on

Ç'eshte ky komplot i poshter nderkombetar qe behet kunder ketij tonit! Lereni mor njerezit te votojne te lire. Po i humbi Berisha zgjedhjet, verdikti i popullit mjafton. Hsallall i qofte PS. Ekzistojne foto te Rames me Borisovin ne Varna te Bullgarise. Une nuk dij ku i kam pare, po perpiqem t'i gjej, por ama ekzistojne. Nuk di ku ia ka zene koken me dere Rama Borisovit dhe ai po ia ben kete nder. Zoti Nano, ky eshte komplot ballkanik. Mallkuar qofshin, Zhelevet, Ilievet dhe Borisovet!

Submitted by hapi (not verified) on

Na shkrive me këtë komentin more Flamur!

Kam qesh me lot. Jeni fantastikë e të paparë, tamam si Muli që keni ministër.

Si the, Borisovi ka rënë në dorë të Ramës dhe Rama e detyroi të japë dorëheqjen?!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ky është i luajtur ku di ky se si qevqriset të mari leksione për të qeverisur nga ky burë shteti që kemi ne allahu i dhëntë shëndet se zoti nuk e ka me vete

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.