Kryeprokurori Llalla dhe (mos)procedimi i ministrit Mediu, prej 4 muajsh pa imunitet

Postuar në 20 Shkurt, 2013 10:14

 

Andrea Stefani ka shkruar një artikull te Shqip, të titulluar “Imunitet s’ka, pse nuk procedohet ministri Mediu?”. Mjafton të shkëpusim fjalitë pyetësore që ngre Stefani në këtë artikull, për të ndërtuar piramidën me 4 faqe të kësaj afere. Shkruan Stefani: 

  1. Dhe ndërsa disa nga bashkëpunëtorët e Mediut kanë marrë ndonjë dënim për Gërdecin, vetë dirigjenti i tragjedisë gëzon liri të plotë dhe, bashkë me Berishën, sapo ka hyrë në fushatë për të kërkuar një mandat të tretë qeverisës. Çfarë e bën atë të paprekshëm nga drejtësia?
  2. Kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga kufizimi i imuniteteve të deputetëve. Nëse jo më imunitetet, çfarë e ka penguar prokurorinë t’i shkojë në fund procedimit të Mediut për të realizuar ndëshkimin ligjor për një korrupsion që u bë shkak për viktima të pafajshme, për shkatërrim jetësh dhe pronash të qindra qytetarëve? Cila është mburoja antiligj që mbron ministra të korruptuar dhe bën prokurorinë të heshtë?
  3. Si për ironi, ndërsa institucionet e hetimit kanë mbetur si të ngurosura nga vështrimi i meduzës së korrupsionit, ka qenë vetë Mediu dhe avokatët e tij që në vitin 2009, i kërkuan vetë gjykatës të mos e pezullonte hetimin. Demonstrim “ndershmërie” dhe tallje me publikun në kushtet kur ligji i diktonte gjykatës pezullimin e procedimit?
  4. ... jo rrallë bashkë me ministrin, duhet të japë llogari edhe vetë kryeministri. Si në rastin e Gërdecit. Sepse nuk duhet harruar që indicie të bëra publike përflasin si bashkëpunëtor të Mediut në aferën e fishekëve, djalin e Kryeministrit. Mos është ky shkaku që prokuroria, edhe nën Llallën, përsëri po s’bëzan?

K.C.

I plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/20/imunitet-ska-pse-nuk-procedohet-ministri-mediu/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.