Svoboda (mëse i drejtpëdrejtë): Rama, kryeministri i ardhshëm, Berisha bllokues i integrimit, shkoni masivisht në votime

Presidenti i Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda ka qenë mëse i drejtpërdrejt kësaj here në komentet mbi situatën në Shqipëri dhe zgjedhjet e qershorit. Gjatë një takimi me Edi Ramën në Bruksel, Svoboda citohet nga TCH të ketë thënë:
“Së pari jam shumë i kënaqur të takohem përsëri ashtu siç jemi takuar shumë shpesh gjatë muajve të fundit, me Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste. Shoh te ai tani liderin e opozitës, por dhe kryeministrin e ardhshëm. Ky është mesazhi im. Ju duhet ta bëni të mundur tani të ndryshoni drejtimin e vendit. Berisha dhe qeveria e tij kanë bllokuar tanimë për shumë e shumë vjet edhe fillimin e negociatave për integrimin. Njerëzit duhet të jenë të motivuar të shkojnë në zgjedhje të votojnë. Ne do të bëjmë ç’është e mundur si palë europiane të kontrollojmë zgjedhjet në kuptimin që të jetë një votim korrekt sipas ligjit, mos jetë i keqpërdorur, sepse për një herë të vetme ne duam zgjedhje të qarta dhe korrekte dhe sigurisht zgjedhje me një votë të qartë të qytetarëve për të ndryshuar drejtimin e vendit, për të luftuar realisht korrupsionin, për të luftuar vërtet për kohezion social. Është kaq e rëndësishme sa njerëzit duhet të përdorin këtë mundësi dhe të votojnë” (a.n.)
Foto LSA: Sali Berisha, Ilir Meta dhe Hannes Svoboda, gjate nje takimi te Komisionit te Partneritetit te Kartes se Adriatikut në Dubrovnik.
Comments
Rama ka bo progrese këto

Rama ka bo progrese këto kohët e fundit.

Por e rëndësishmja është se askush nuk mund të jetë më kriminel se Berisha dhe familja e tij.

Shpresoj të jetë lajm i

Shpresoj të jetë lajm i vërtetë e jo si ai i Kreshnik Spahiut në New York.

Lajmin per Kreshnik Spahiun

Lajmin per Kreshnik Spahiun Qytetar Nderi e ka dhene Robert Papa nga NY. Papa mbahet mend qe ka qene 4 here me Berishen dhe 7 here kunder tij! Legen mediatik!

eshte president alleances

eshte president alleances progresive te socialisteve dhe demokratve, qe perfshijne parite socialiste europiane dhe partite social-demokrate.

Per deklaraten e tij ja te dale Martin Schultz te thote te kunderten. Nuk jane kta diplomatet qe ne duhet tu referohemi, jane kancelarite europiane, ministrat e jashte, sekretari i shtetit, udheheqesit e BE(Barroso, Van Rompuj, Ashton).Keta qe nxirrni ju jane pa pike rendesie dhe ju siguroj se ne perendim askush si njef as si emra.

Referujoni po keni tru dhe sy

Referujoni po keni tru dhe sy e veshe asaj qe shikoni dite per dite se c'po ben qeveria e Shqiperise dhe llumin ku na ka zhytur, s'eshte nevoja te referoheni askund tjeter.

Ku eshte habia ketu ??

Ku eshte habia ketu ?? Swoboda eshte kr i grupit parlamentar socialist .... oer analogji deshiroj t'ju kujtoj qe kr i grupit te partive popullore te djathta Joseph Daul e ka quajtur Ramen asgje me pak se veshegjate (gomar) ....

Add new comment