Shënim: Ftohen marrëdhëniet LSI-PBDIU, bie zjarri i LSI-së për çështjen çame

Postuar në 20 Shkurt, 2013 10:59

 

Komisioni i Jashtëm i Kuvendit të Shqipërisë ka nisur sot shqyrtimin e rezolutës çame, dorëzuar në Kuvend në 10 dhjetor nga kreu i PDIU-së Shpërtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri.

Kur u dorëzua kjo rezolutë, marrëdhëniet mes LSI-së dhe PBDIU-së ishin mjaft të ngrohta dhe në media qarkullonin zëra për një koalicion parazgjedhor të këtyre dy partive. Madje në Konventën e LSI-së, çështja çame zuri një vend prominent, ndërkohë që Ministri Edmond Panariti (i LSI-së) u bë i pari ministër shqiptar në më shumë se një dekadë që pëmendi çëshjen çame në takim me një ministër grek.

Ndërsa sot nuk dëgjuam ndonjë deklaratë të ndonjë deputeti të LSI-së rreth rezolutës çame. Dëgjuam dje Ilir Metën që tha se një koalicion parazgjedhor me PBDNJ-në është shumë i mundshëm. Dhe Dulja e Idrizi si zor mund të futen në të njëjtin koalicion...

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.