Meta nën skrupujt elektoralë: Flet shumë, por s’mban qëndrime

Ilir Meta ende nuk e ka vendosur se ç’qëndrim do të mbajë e me këtë do të rreshtohet para e pas zgjedhjeve, dhe është kjo gjendje standby që e bën të nxjerrë nga goja veç fraza të rrumbullakosura, dy kuptimëshe, apo pa asnjë kuptim. Është vuajtja që vjen prej paqartësisë. Mbrëmë ka qenë i ftuar tek studioja e Babaramos, dhe redaktorët që e kanë publikuar intervistën e tij në gazetat e tyre e kanë patur me siguri të vështirë të gjejnë një titull përshkrues apo sintetizues,
Ja disa nga frazat e tij “më të qarta”:
- Gjyqi mbi 21 janarin? 21 janari është rezultat i një politizimi ekstrem, dhe opinioni që po më kërkoni të shpreh nuk ndihmon në depolitizimin e këtij procesi. Procesi duhet të jetë ligjor.
- Vendimi i Gjykatës? Nuk dua të paragjykoj apo vlerësoj vendimin e gjykatës. Kur flas për proces kam parasysh tërësinë e tij. Duhet pritur me shumë qetësi.
- Ambasadori Arvizu ëhstë shprehur se është tronditur, mirëpo mendoj se ky qëndrim është kompleks. SHBA-të janë investuar në këtë proces.
- Ministrat që kanë folur për ndërhyrje në punët e brendshme pas deklaratës së Arvizusë nuk përfaqësojnë qeverinë. Janë vlerësime të caktuara individuale. Por ambasadori amerikan nuk mban qëndrime personale.
- Poli i tretë? Është e rëndësishme që të ketë një alternativë tjetër sa më të qëndrueshme e racionale.
- A do jetë Topi pjesë e polit të tretë? Ky është një proces që s’përjashton askënd.
- Puna e aleancave nuk vendoset nga unë; do të vendoset nga Konventa e LSI-së. LSI-ja do t’i shërbejë stabilitetit dhe përshpejtimit të procesit të integrimit.
- Etj., etj., etj.
Nuk do ishte më mirë që politikanët të mos shkojnë nëpër studio, nëse s’kanë gjëra për të thënë?
M.N.
Comments
Po ca te thote ky, ky eshte i
<p>Po ca te thote ky, ky eshte i implikuar ne shume nga keto procese gjyqesore per te cilat pyetet, ne menyre direkte dhe indirekte.</p>
Ky eshte skenaristi i 21
<p>Ky eshte skenaristi i 21 janarit dhe gjerave te ndodhura me pas. </p>
Add new comment