Jo 'më të zgjuarin', por atë që është i aftë të dëgjojë të zgjuarit e tjerë - shkruan WP për Papën e ri

Postuar në 26 Shkurt, 2013 03:17

Muajin e ardhshëm, 116 kardinalë nga e gjithë bota do të mblidhen në Vaktikan, do t’i luten Shpirtit të Shenjtë dhe do të zgjedhin papën, që do të zëvendësojë Benedictin XVI. E perditshmja amerikane Washington Post, shkruan mbi disa keqinterpretime që karakterizojnë procedurën e zgjedhjes. Dhe rendit 5 të tilla:
1.Papa Benedicti ka dhënë dorëheqje, por ai mund të ndikojë kardinalët të zgjedhin një njeri tij. 2. Papa i ardhshëm ka gjasa të jetë afrikan ose latino-amerikan. 3. Kardinalët do të zgjedhin një teolog të shkëlqyer si John Pauli dhe Benedicti. 4. Mos prisni befasi të mëdha nga mbledhja e ardhshme e fshehtë. 5. Nuk ka rëndësi se kush zgjidhet papë; askush s’e dëgjon atë.

Gazeta i merr në shqyrtim të pesta këto paragjykime dhe analizon ndër të tjera:

"...Në dy mbledhjet e fundit të fshehta, kardinalët kanë zgjedhur njeriun më të zgjuar. Tani mund të jetë koha për të zgjedhur një njeri, i cili do të dëgjojë të gjithë njerëzit e tjerë të zgjuar në kishë. Problemi me shumicën e akademikëve dhe intelektualëve, sidomos filozofët dhe teologët, është se ata kanë ndarë mendjen e tyre për çështjet e rëndësishme dhe rrallë e ndryshojnë atë. Mund të jetë koha për një diplomat të aftë, i cili ka përvojë në ndërtimin dhe negocimin e koncesioneve, aftësi të dobishme për t’iu përgjigjur rënies së kishës dhe ndarjeve të brendshme. John Pauli dhe Benedicti kanë qenë në telashe, sepse kanë qenë të rrethuar me njerëz, të cilët kanë menduar se papa ka qenë njeriu më i zgjuar në botë. Njerëzit e tillë hezitojnë të sfidojnë shefat e tyre. Për shembull, më 2006, Benedicti ka mbajtur një fjalim, i cili ka përfshirë citime nga një perandor bizantin dhe që kanë qenë shpifëse për Islamin. Nëse një ekspert për Islamin do ta kishte lexuar tekstin paraprakisht, ai do ta paralajmëronte Papen për reagime negative në vendet arabe..." a.n.

Comments

Submitted by T (not verified) on

Do kete nje kardinal me pak se ate te Anglise e detyruan te jape doreheqje per veprime 'Jo te rregullta' me kater prifterinj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.