Hipotezat postzgjedhore në Itali dhe qëndrimi i shumëpritur i Grillos

Postuar në 26 Shkurt, 2013 08:13

Koalicion i madh ose një qeveri e dytë teknike – janë hipotezat që po qarkullojnë në shtypin italian pas rezultateve të zgjedhjeve këtë të dielë që e kanë ndarë Italinë më tresh e më katërsh. Bersani, Berlusconi dhe Grillo janë që të tre midis 23 dhe 31 përqind të votave, kurse Mario Monti është diku te 10-11 përqind.  

Sytë janë kthyer nga cunami Grillo, i cili sipas të përditshmes Corriere della Sera ka dalë sot paradite nga shtëpia e tij në Sant'Ilario të Xhenovas pa u ndalur për të folur me gazetarët e shumtë që kanë “rrethuar” zonën.

E përditshmja tjetër La Reppublica shkruan në faqen online se Grillo ka ngritur vetëm dorën me shenjën OK dhe nuk ka dhënë anjë deklaratë. I vetmi opinion që është marrë prej tij për zgjedhjet janë disa fjali që ai ka hedhur në 2 e 30 të natës në sitin e tij online: "Ata do bëjnë një ‘governissimo pdmenoelle – pdelle’. Ne jemi pengesa. Kundër nesh nuk munden më të bëjnë asgjë, të flenë mendjen për këtë. Do munden ta shtyjnë disi edhe 7, 8 muaj dhe do shkojnë drejt katastrofës; do përpiqemi ti mbajmë nën kontroll”. a.n.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>GRILLO &nbsp;si NOSTRADINI</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.