Ambasadori britanik rrëzon sendërgjinë e pushtetit: Zgjedhjet, jo tre ligjet, janë të rëndësishme

Në trotuarin e ndërtesës së Kuvendit, përballë kryeministrisë, janë vendosur dy stenda, në të cilat është nënvizuar në mënyrë elektronike rëndësia e tre ligjeve që, sipas Jozefina Topallit, janë shumë të rëndësishme për antarësimin në Europë. “Tre ligjet janë baras me BE-në”, kanë shkruar njerëzit e kryetares së Kuvendit në atë stendë, ku bëhet gjithashtu dhe një counting down e sekondave deri në zgjedhje që, gjithnjë sipas Jozefinës, do të fitohen nga PD-ja për të rrëzuar kështu murin e bllokimit.
Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon duhet të ketë kaluar shpesh atij trotuari, dhe duhet të jetë bezdisur nga ky mesazh i vrazhdë dhe idiotik, e prandaj ka dalë sot “për ta përgënjeshtraur Jozin”. “Tre ligjet nuk kanë rëndësi për integrimin; [po e them këtë], pasi shikoj që janë kthyer në një çështje thelbësore; procesi i integrimit është shumë i gjatë; do të duhen vite dhe këto 3 ligje janë vetëm tre tulla... Por duhet të krijohen kushtet që këto ligje të miratohen”, tha Cannon, sipas Shqipit online.
Dhe me këtë rast ka theksuar kushtin që kërkohet nga BE-ja. “Zgjedhjet e lira luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces”, ka saktësuar ai.
M.N.
Add new comment