Ismail Kadare ka gjetur në “Noctes Atticae” cilësime të çuditshme për “shqiptarët”

Postuar në 18 Shkurt, 2013 04:17

Ndryshe nga herët e tjera,  në intervistën e fundit dhënë Frederic Ferney-t, e të publikuar në Mapon e djeshme (të përkthyer nga Blerta Hyska), Ismail Kadare përdor tone veçantërisht kritike në adresë të vendit të vet. Madje, një citim i nënvizuar qysh në krye (në përgjigje të pyetjes së parë) duket shumë i kërkuar; i kërkuar me synimin për të pickuar ndërgjegjen dhe krenarinë shqiptarë mbi një të shkuar të lavdishme. Ai i referohet “antologjisë” antike me titullin “Noctes Atticae”, në të cilën thuhet se “në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”.

Ç’është kjo “antologji”? Është një libër i shkruar në shekullin II, me autor Aulo Gellio-n (në latinisht: Auluis Gellius). Nuk bëhet fjalë për një krijim të autorit; përkundrazi, autori ka mbledhur shkrime të mbi 200 autorëve, mes të cilëve është dhe autori latin, të cilit i referohet Kadareja pa ia përmendur emrin. Fraza në adresë të Shqipërisë e shqiptarëve të tërheq vetvetiu vëmendjen (“Shqipëri” e “shqiptarë” janë me siguri emërtime të zgjedhura nga vetë Kadare). Është kureshtare e interesante që në shekullin II të shkruhet për trojet ku sot jetojnë shqiptarët si për fundin e botës (nga një autor latin) në një kohë që këto troje kanë qenë pjesë e perandorisë romake. Është po kaq interesant përshkrimi sintetik i shqiptarëve si burra, që shohin natën më mirë se ditën, dhe të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë. Ku ta ketë pasur fjalën autori?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

nqs se dini ku e ka pas fjalen pse komentoni,hamendesimet gjithmone te cojne ne rruge te gabuar,apo doje vetem te mbushje faqen Muco...

Submitted by reformer (not verified) on

Une e kam lexuar te gjithe intervisten dhe aty thuhen edhe shume gjera te tjera. Eshte ndoshta intervista me e jashtezakonshme e Kadarese per Shqiperine dhe shqiptaret.

Sic dihet dhe sic e dime me mire ne se sa te huajt, shqiptaret nuk kane mundur akoma te krijojne shtet, pra Shqiperia akoma nuk eshte bere. Por megjithate Kadareja thote se europa duhet te kuptoje se shqiptaret (si komb) jane zgjatimi mitologjik i Romakeve dhe Grekerve te lashte.

Kadareja i idealizon shqiptaret gjithmone ne interes te lartesimit te tyre, por sidomos ne interes te integrimit te tyre ne europe. Historia eshte nje cope cimcakizi qe mund ta terheqesh ne drejtim qe do. Te gjithe po e instrumentalizojne historine. Fqinjet tane ne dobi te tyre, Kadareja ne dobine tone.

Ne shqiptaret medioker, ca si puna ime qe shikon nga pikpamja e xhuxhit ate qe thote gjeniu - i provuar qe eshte gjeni - dhe ndoshta ku i dihet ai ka te drejte dhe ne nuk e kuptojme dot, ndoshta ai shikon shpirtin e kombit dhe jo shumatoren e individeve te rendomte me kombesi shqiptare.

Ne nje perpjekje vigane, ndoshta me vigane se sa ajo qe i eshte dashur per te krijuar kryevepren e tij universal eletrare, ky njeri qe meriton nje statuje prej ari dhe qe ndoshta do t'ja ngreme kur te mos e kemi me, po perpiqet te farketoje te ardhmen e nje kombi qe ndodhet ne buze te gremines.

Submitted by mika (not verified) on

nuk shhet vendi yt, per asnje arsye, Kadareja esht ebere ketu shkrimtar dhe nuk i takon te beje moralistin duke jetuar ne france. Ashtu suc ne kohene neverit bente neutralin ashtu ben dhe tani, vetem me ndryshimin se tani shan, dhe shan popullin dhe shtresen intelektuale dhe politike qe po e demton kete vend e para me indiferencen  evet dhe edyta me vieprimet e veta

Submitted by asim debi (not verified) on

Kjo mund te jete nje lapsus i Kadarese:

1.mund te jete, nuk kam dyshim per kete, Albania;

2.mund te jete per ate te Kaukazit ( ne gjuhen e vendasve aluan)qe nuk ka asnje lidhje me ne.

Submitted by Anon (not verified) on

Doni nje pergjigje ?!

Tek plisi e tek takia e bardhe e ka patur fjalen per zbardhjen e flokeve, pasi keshtu dukeshin nga larg.

Ndersa per shikimin me shume naten sesa diten duket se te paret tane paskan qene lunatike.( une macet njoh per kete lloj soji qe sheh naten).

Race e cuditshme paskemi qene ?! Shkrimtari coc di me shume nga ne !

Nuk eshte rropatur me kot 'shkrimtari'; ai donte te tregonte lashtesine tone, nje popull midis mitikes dhe reales, nje popull midis tragjedise dhe komedise, nje popull midis 'dramave te Eskilit', nje popull qe do respekt per hershmerine e tij qe ka 'rojtur' mes parajses dhe ferrit, mes fantazise dhe realitetit,mes berjes e zhberjes, mes diellit dhe henes, mes 'te egrit dhe te butit', mes e mesd ...evropit...

Ta kete per nacionalizem autori ?!

...i duruari i fituari...ose ose ...i duruari i zhburreruari...ose ose i duruari...

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

"Noctes Atticae" eshte nje liber interesant qe shume prej nesh po e zbulojme per here te pare. Aty "Albania" ose "Albane/Albanum" permenden tre here dhe ne kontekste shume te ndryshme nga njera tjetra.

Paragrafi qe citohet nga Kadare dhe per te cilin behet ky debat ndodhet ne nje kontekst qe i jep te drejte interpretimit te komentuesit Asim Debi me siper:

"Scythas illos penitissimos, qui sub ipsis septentrionibus aetatem agunt, corporibus hominum vesci eiusque victus alimento vitam ducere et anthropophagous nominari; item esse homines sub eadem regione caeli unum oculum in frontis medio habentes, qui appellantur Arimaspi, qua fuisse facie Cyclopas poetae ferunt; alios item esse homines apud eandem caeli plagam singulariae velocitatis vestigia pedum habentes retro porrecta, non, ut ceterorum hominum, prospectantia; praeterea traditum esse memoratumque in ultima quadam terra, quae "Albania" dicitur, gigni homines, qui in pueritia canescant et plus cernant oculis per noctem quam interdiu;item esse compertum et creditum Sauromatas, qui ultra Borysthenen fluvium longe colunt, cibum capere semper diebus tertiis, medio abstinere."

Dmth ne te njejtin paragraf permenden Skithet, nje popullate qe banonte ne nje siperfaqe te pa percaktuar mire ne antikitet, probabilisht ne Kaukazin dhe Ukrainen e sotme dhe qe permblidhte disa popuj/fise te tjere si psh Arimaspi-t dhe Savromatet. Ne te njejtin paragraf permendet lumi Dniepr (Borysthenes) dhe ciklopet, qe tradicionalisht ne antikitet mendohej se baninin ne ato zona. Paragrafi duket me shume fantastik sesa historik (njerez qe shohin naten me mire se diten, qe jane pleq-femije, qe vrapojne shpejt dhe i kane kembet mbrapsht (latinishtja ime eshte e jo e mire) apo njerez me nje sy.

Permenden edhe dy autore te tjere, nje prej te cilit eshte Virgjili. Ne ato kapituj permenden episode qe kane me shume te ngjare te pershkruajne "Albane" te vertete dhe jo imagjinare. Ne paragrafin e pare me poshte pershkruhet nje i huaj jo latin por me emer "Alban", biri i Lavinias por me gjak pjeserisht Italian. Ne ekstraktin e dyte me poshte, permendet ndeshkimi per Metio-n,  mbretin e Albaneve (Alba Longa ishte nje qytet/mbreteri ngjitur me qytetin e romes) qe u lidh te shqyhej mes dy qerreve kur theu paktin e paqes qe kishte bere me Tullo Ostolio (mbretin e Romes) duke perkrahur rivalet etruske. Fraza e plote eshte "...Por ti the: Shqiptare, rrini..."

Te tera keto nuk jane te reja por pjese e atyre mijera paragrafeve nga autore klasike qe na tregojne se "Alba" dhe Albania" kane qene toponime thuajse jo-secifike ne antikitet, shumica e te cileve nuk kane fare lidhje as me Arberit e as me Shqiptaret e sotem...

"Vergilii versus sunt e libro sexto: ille, vides, pura iuvenis qui nititur hasta,/ proxima sorte tenet lucis loca. Primus ad auras / aetherias Italo commixtus sanguine surget / Silvius, Albanum nomen, tua postuma proles, / quem tibi longaevo serum Lavinia coniunx / educet silvis regem regumque parentem: / unde genus Longa nostrum dominabitur Alba"

'Historia de Metto Fufetio Albano nobis quoque non admodum numero istiusmodi libros lectitantibus ignota non est, qui, quoniam pactum atque condictum cum rege populi Romani perfide ruperat, binis quadrigis evinctus in diversa nitentibus laceratus est. Novum atque asperum supplicium quis negat? sed, quid elegantissimus poeta dicat, vide: at tu dictis, Albane, maneres." '

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Faleminderit per sqarimet . Sapo doja t'u transmetoja lexuesve se ky liber eshte i perkthyer ne anglisht  dhe nje botim i vitit 1795 downlodohet online ne Internet Archive.

ne faqen 143 - 144 pasi flet per Skithet, qe jetonin pikerisht rreth Detit te Zi (pra prane Kaukazit) dhe pastaj ciklopet qe i kane kembet e pozicionuara mbrapsh, thote se ata "they related alfo, how had been handed down from tradition that in a certain retooted part of the Earth, which is called Albania, man were produced whose hair was grey in childhood and who faw more clearly by night than by day." (gjuha eshte anglishtja e fund shek XVIII).

Autori flet per treva te largeta, dhe ka te ngjare ben fjale pikerisht per Albanine e Kaukazit.

Edhe Kristo Papas tha ne intervisten e tij se shqiptaret mund te rrjedhin nga Albania e Kaukazit, edhe pse ka dhe nje teori tjeter qe e lidh emrin e tyre dhe me Alben ne Rome.

Shkurt ky eshte pasazh qe i sherben teorise qe shqiptaret nuk jane autoktone dhe kjo serviret nga Ismail Kadare!

Submitted by RP (not verified) on

qysh thote ai tipi i shek.te II,qe"denbabadenet"e stergjysherve tane paskeshin lindur burra(dmth,hahahhahahha,paskan qene fenomene,lindnin direkt burra te rritur me sopate ne dore)dhe pastaj ktheheshin ne femije me floke te bardhe.Shohin naten me mire se diten...Kjo e fundit eshte shume poetike,sinqerisht.Tani,ta nis nga fundi,se kjo e fundit me pelqen.Qe nga lashtesia,nga te diturit e botes venerohej Bufi(ose kukuvajka)pasi keta simbolizonin Dijen,qe eshte e thelle dhe pershkon Naten.Kam frike se Kadareja ka dashur ta thote me simbolike kete gje,pasi te tere e dime se ne shek.e XXI,ekziston nje shqipo ne Paris,qe e kap veshin e majte me brrylin e e krahut te djathte.Si shume larg i ka rene "shkrimtari i mall"(si do thoshte me qesendi Jozefina).Femije flokbardhe gjen edhe sot sa te duash ne Afrike&Azi,ne Jugun e varfer te botes,varferine dhe mjerimin e se ciles here pas here e denoncojne intelektualet e njohur ne bote,aktore dhe shoqata bamirese qe perpiqen te sensibilizojne vemendjen e publikut.Ndoshta 70 vjeç qenka periudhe e keqe per memorjen e nje shkrimtari.Jam i sigurt qe shekulli i XXI dhe shekullin e II kane ne mes 19 shekuj,fiks 1900 vjet.Perveçse sot ka boje flokesh pa hesap e gjithashtu ka shqiptare qe dine dhe mesojne perdite,qe nuk jane fare mangut nga kultura e dija ne krahasim me kolege te tyre ne Evrope dhe bote.Nuk shkon gjekundi sjellja ne evidence e ketij pershkrimi,se qeverisje te keqija ka kudo ne bote dhe me ca kurajo dhe durim behen shume gjera te mira.Hajde,se nuk ka dashur ta thote me te keq.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Ne antikitet ne fund te botes ka qene Kaukazi ku, sipas mitologjise greke, Zeusi syrgjynosi Prometeun.  Por ka qene po ashtu skaji i Perandorise romake, kufiri i fundem i botes se njohur, i botes se qyteteruar.

Qe ne vargjet e poetit romak te jete permendur Shqiperia dhe shqiptaret, kjo s'do mend qe eshte sajese (hamendesim) i Kadarese. Ptolemeu ne shek.II pas Krishtit perdor emertimin Albanoi qe mbase ka qene ne Zgerdheshin e sotem prane Krujes. Emri Arberi (Albania) u perdor me vone ne mesjete ndersa fjala Shqiperi dhe shqiptare doli nga shekulli XVIII e nje version thote se rrjedh nga fjala italiane schiopetto (pushke).

Nqs se poeti romak ka permendur Albanine e Kukazit,  kjo s'eshte cudi se ka qene ne fund te botes, ne skaj te perandorise romake (sic na tregon dhe harta) treva ne te cilat romaket dergonin ekspedita dhe luftonin me partet.

Kurse trevat e Shqiperise se sotme ne shek II pas Krishtit nuk ndodheshin ne fund te botes per romaket se pas saj vinte Maqedonia, Bullgaria e sotme si dhe lumi Danub ku nje shekull me vone Roma u ballafaqua me dyndjet gote. Pra ishte Danubi kufiri i fundit i Perandorise dhe jo provincat e Ilirikut.

Kurse nqs poeti Gelius e ka pasur fjalen per Albanine e Kaukazit, mos ndoshta Kadare pranon tezen serbe te prejardhjes se shqiptarve?!

Sipas kesaj teze: Ne osmanisht fjala ARNAUT do te thote ata qe iken e s'u kthyen. Sipas nje gojedhene nje perandor bizantin i mori si mercenare shqiptaret nga gerxhet e Kaukazit dhe i solli te luftonin per te ne trevat e Shqiperise se sotme per te perballar dyndjet normane.

Kadare ta qartesoje kete qe ka thene, ndryshe njerezit qe kane sadopak nje kulture historike, mund t'i japin intepretimin qe dhashe une me lart.

Submitted by Anonim (not verified) on

kjo shphrehje ka kohe qe gjendet tek Wikipedia ne frengjisht, ne seksionin mbi shqiperine. Isamili e ka marre prej aty.

perdorimi qe i ben eshte ironik, dhe jo HISTORIK !

ai i tregon bashkebiseduesit francez, e nepemjet tij gjithe francezve, qe shqiperia, vendi ku ai ka pasur fatin te linde, gjithnje eshte shperfytyruar nga te huajt. ky latini i tregon si marsiane (mgjithese ne ate kohe, mistiçizmi  ishte i pranueshem dhe i besueshem ne shkrimet e kohes), serbet sot i mbajne shqiptaret per njerez me bisht, te huajt e tjere, per barbare e njerez te eger e te pazhvilluar, etj.

vete Kadareja beson se kur te tjeret te mbajne per absurd, ti fillon dhe behesh absurd. absurditeti te behet FATALITET.

hajt shnet !

Submitted by Gjergj (not verified) on

Hej sa t'zgjut paskeni qene, qe fillut me sqaru menjehere historine e Albanise Kaukaziane! Po pse Kadare mendoni se nuk e ka degjuar nje gje kaq ordinere?

Ah Shqipo, Shqipo, kur te mesoni se cdo te thote ironi e holle dhe jo e trashe do ta luftoni dhe shtypjen qe ekziston ne kete vend.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.