Shënim: Kur qytetarët revoltohen nga një vendim i padrejtë gjykate…

Si sot 20 vjet, Prokuroria Federale në Los Angelos apeloi vendimin e një gjykate lokale që shpalli të pafajshëm katër policë që kishin dhunuar barbarisht një qytetar, të quajtur Rodney King, pasi ai kishte kundërshtuar arrestimin prej tyre. (Dhuna e policëve ishte filmuar me një kamera amatore dhe bëri xhiron e botës në televizione).
Apelimi i prokurorisë erdhi pasi venidmi i gjykatës më të ulët kishte shkaktuar një revoltë të paparë në Los Angelos, gjatë së cilës vdiqën 53 veta dhe u plagosën mbi 2000 veta. Revolta u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së Gardës Kombëtare të ushtrisë amerikane dhe trupave speciale marinse.
Pas apelimit nga Prokuroria Federale, dy nga policët u shpallën të fajshëm, ndërsa dy të tjerët u shpallën përsëri të pafajshëm.
E.Zaloshnja
Comments
Perralle me 'engjej' dhe
<p>Perralle me 'engjej' dhe 'djaj' treguar ne nje vend ku kultura e drejtesise eshte kultura e miqesise, e sherbetoresise, e fortesise, e pushetesise, e fortesise, e zengjinise, e kuletesise, e ...bythelepiresise se drejtesise se qeverise se padrejtesise se leverdise se pavdekesise se demokraturesise...qe nuk eshte rritur duke pire sise tek mema por tek nema...</p>
Add new comment