Kadare flet për Kombin, Kosovën dhe Shqipërinë, këtë republikë të ngatërruar dhe të korruptuar...

Postuar në 17 Shkurt, 2013 09:56

Ismail Kadare ka dhënë një intervistë për Frederic Ferney-në në të përmuajshmen franceze La Revue, me rastin e botimit të librit të tij “Mosmarrëveshja” në Francë. Gazetari e përshkruan Kadarenë si “As shkrimtar zyrtar, as disident, sot ai u ka mbyllur gojën të gjithë përndjekësve të tij. Në krah të Philip Roth ose Haruki Murakami në listën e shkrimtarëve kandidatë për ‘Nobel’, Ismail Kadare, 77 vjeç, mbetet një autor i paklasifikueshëm dhe enigmatik. Është një bir Homeri që ka shkruar Iliadën me bojën e Orwell ose Huxley. Vepra e tij – madhështore, paralajmëruese, muzgore, flet për të. Më tepër se 100 libra, ndër të cilët rreth 40 të botuar në frëngjisht – një Komedi Hyjnore në erën e stalinizmit. Thoni Shqipëri dhe mendja ju shkon menjëherë te “Kadare”...”

Kadare në intervistë flet më shumë për proceset krijuese dhe letërsinë, por nuk mungon edhe pjesa që i takon Kosovës e Shqipërisë. I pyetur për Shqipërinë ai e shpjegon si një republikë e ngatërruar dhe e korruptuar, që ëndërron Europën, por që, për fat të keq, komuniteti europian nuk ka pikën e dëshirës për ta pritur krahë hapur.” Ndërsa për të shpjeguar shqiptarin, ai i referohet një autori latin të në shekullit II: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”

Frederic Ferney thotë për Kadarenë se “Është shpifur rreth tij për një kohë të gjatë, jashtë dhe brenda vendit të tij, është akuzuar dikur (ndonjëherë nga të njëjtët!) për “modernizëm”, për “antisocializëm” dhe pastaj për “nacionalizëm”. Ai u ka ikur gjithmonë kategorive ku e vendosnin.”

Kadare thotë se “Ndikimi i Perandorisë Otomane në Shqipëri është i pamatshëm, është një trashëgimi tragjike, groteske, burokratike, që at’herë totalitare, që ka rënduar mbi ndërgjegjet dhe ka ravijëzuar mentalitetet më fort se komunizmi. E dini, ka ende nostalgjikë për gjumin e thellë turk!

Dhe për mitin serb se Kosova është pjesë e Serbisë, thotë se “Është një përrallë që rrëfehet për të përkundur budallenjtë...”

 

k.c.

E plotë

http://www.gazetatema.net/web/2013/02/17/intervista-kadare-shqiperia-e-ngaterruar-dhe-e-korruptuar-enderron-europen-por-ajo-ska-piken-e-deshires-te-na-prese/

 

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ismail Kadare kinse po thote diçka, qe e kan thane ma pare ata qe i persekutoi komunizmi i vete Ismail Kadares, nenkryetarit te Nexhmije Hoxhes ne Frontin Demokratik, qe ishte krahu i djatht i partise se Enver Hoxhes.</p><p>Kadare i flet brezit te injorantve qe inkuadroi komunizmi.</p>

Submitted by Arnaut (not verified) on

Une jam nostalgjik per periudhen Osmane, por jo per ndonje gjum imagjinar qe permend Kadareja, por per periudhen me te gjalle e me aktive qe ka njohur populli shqiptar. Per ate periudhe kur njerezit e feve te ndryshme jetonin krah per krah pa probleme me shekuj te tere ne gjithe ballkanin. Per ate periudhe kur shqiptaret ishin zoter te fatit te tyre dhe sundonin cep me cep te perandorise, per ate periudhe kur u ngriten qytetet tona me te medha e te bukura, Tirana, Elbasani, Korca, Prizreni, Gjakova, Shkupi, Janina etj

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ti je nostalgjik i perjudhes osmane, sepse ti nuk ke gjak shqiptari, por je nji nga kolont turq te sjellun ne trojet shqiptare. Ti nuk e ke vendin ne trojet shqiptare, por e ke vendin aty prej nga ke ardhe.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.