Luan Omari: “Vendimi i Gjykatës në kundërshtim të plotë me të gjitha provat që flasin qartë”. Ngjela akuzon Arvizunë për tolerancë ndaj bandës shtetërore. Dule: PS bëri shumë pak

Postuar në 10 Shkurt, 2013 12:23

Konstitucionalisti i njohur Luan Omari, i cituar nga gazeta Sot, është shprehur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të Llupos e Prendit. Sipas tij “ekziston një mendim i përgjithshëm, por edhe unë gjykoj se ai vendim ishte vërtet absurd dhe jashtë çdo lloj realiteti njerëzor. Nëse do të bazohemi tek provat e paraqitura, tek ekspertiza e FBI si dhe tek filmimet të cilat i kanë parë të gjithë shqiptarët, do të arrinim në konkluzionin se janë shkelur rëndë normat e së drejtës”.

Spartak Ngjela ka deklaruar për Shqip se “Gjykata nuk e ka vërtetuar pafajësinë e katër të pandehurve kriminelë, por ka vërtetuar krimin shtetëror. Politika perëndimore ka kërkuar gjykim të drejtë, por gjykata ka dalë më lart, sepse i mësojnë SHBA-së se ç’është drejtësia”, deklaroi Ngjela. Ai akuzoi dje ambasadën amerikane se kishte toleruar në një farë mënyre krimin shtetëror në Shqipëri. Duke bërë dhe një krahasim me vitin 1997, kur, sipas tij, ambasadorja e asaj kohe e ShBA, Mariza Lino, kishte pasur një rol tepër të rëndësishëm në ndalimin e bandës shtetërore.

Petro Koçi tha se “Republika ka vdekur dhe është instaluar pashallëku i Sali Berishës ndërsa Vangjel Dule tha se “PS-ja pati reagime të vakëta në Parlament dhe jashtë. Është absurde që sot e kësaj dite, është funksional komisioni hetimor farsë i ngritur nga qeveria për 21 janarin dhe në kohën e ndërmjetme, kemi disa marrëveshje PD-PS, si marrëveshja e nëntorit. Përse nuk u fut edhe kjo pikë në marrëveshje?

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nji pyetje per shokun zotni Luan Omari: Po gjykatat e dajuas tend Enver Hoxha a ishin ne kundershtim te plote me te gjitha provat qe flisnin qarte kur pushkatuan babain tend Bahri Omari dhe shume te tjere ?!?

Lere orè e mbylle gojen se ti nuk ke te drejte fare te flasesh.

Submitted by Dardan (not verified) on

censuruar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.