Kosta Barka konstaton që ka “sulm” ndaj Kishës Ortodokse, dhe gishtin e ngre tek “nacionalizmi”

Postuar në 10 Shkurt, 2013 08:32

Kosta Barka, me një shkrim te Panorama nën titullin: “Sulmi ndaj Kishës Ortodokse”, ngre disa pyetje që duket se e kanë përgjigjen implicite:

“Po çfarë është në fakt ky gjallërim i këtyre përmasave i luftës ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri? Pse pikërisht tani janë ngritur e gjallëruar demonët e kësaj beteje të mbërritur që nga epoka e zanafillës së Krishterimit në tokë? Kush janë Neronët e sotëm që shqetësohen dhe nuk flenë dot gjumë nga inspirimi shpirtëror i njerëzve që e besojnë atë? (...) Po çfarë është në thelb një luftë e tillë ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale sot dhe kreut të saj, kryepeshkopit Janullatos? Është një luftë ndaj këtij besimi, apo thjesht një hakmarrje e verbër nacionaliste ndaj një individi?

Ai rreshton veprimet bamirëse të Kishës, që nga furnizimi me ilaçe i 200 të sëmurëve, pritja e kosovarëve, ndërtimi i shkollave, kopshteve, restaurimin e 70 kishave, shumica me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Krepeshkopit Anastas, dhe flet për “Regjisorët e rinj të politikës nacionaliste nxituan që luftën e klasave ta zëvendësojnë me urrejtjen etnike, duke përdorur shpesh edhe motivime apo sulme fetare, duke synuar kështu të shkatërrojnë edhe ikonën më me vlerë të saj, pikërisht harmoninë fetare.”
Dhe në fund, Barka dhe e mbyll me një frazë nga Patriku Bartolomeo: “Nacionalizmi u kthye në një shpatë me dy tehe; në duart e tiranëve ka qenë shkatërrimtar – me të vërtetë, forca më shkatërruese në historinë njerëzore, duke vrarë 75 milionë qenie njerëzore vetëm ndërmjet viteve 1914-1945. Tashmë duhet ta pyesim veten hapur dhe ndershmërisht: A nuk është koha t’u vihet fre ekseseve të nacionalizmit?”.

Bukur, sikur të mund të botohej edhe në greqisht, në Greqi.

k.c.

i plotë: http://www.panorama.com.al/2013/02/10/sulmi-ndaj-kishes-ortodokse/

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ne greqisht ka Ceçua biçak.

Doli greku i Qeverise te mbroje grekun e Kishes, duke na dhene leksione per Pavaresine e kishes shqiptare, kulmi i talljes se leshit me shqiptaret.

Kali i Trojes ishte me i sofistikuar, kaq me te trashe se trojanet, paskemi qene valle ?

Submitted by Anonim (not verified) on

e pse te mos tallen greket me ne?

sikur barka te ishte kryeminister,do dukej patriot ne krahasim me berishen.

greket e kane kuptuar se vetem forcat e reja atdhetare mund te rrezikojne poziten e tyre dominuese  ne shqiperi.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne qofte se identifikohen shqiptart ortodoks me grekt, atehere shqiptart musliman do te identifikohen me turqit. Bile ne shume raste kjo e dyta asht ma reale.

Submitted by Bulldum Cengel (not verified) on

@Paul Tedeschini

duket qarte qe paske lene dhite e ke zbritur ne qytet more djale

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.