Roberto Saviano flet për mënyrën sesi mafia kontrollon votimet. Çuditërisht, fiks si tek neve!

Roberto Saviano në një shkrim te La Repubblica të titulluar “Quel voto di scambio che uccide la democrazia” (ajo votë e këmbyer që vret demokracinë), flet për mënyrën sesi mafia zgjedh njerëzit e vet. Mekanizmi i manipulimit është shumë i thjeshtë. Shkruan Saviano:
“...Dhe pastaj është mekanizmi bazë me të cilin kontrollohen votat dhe secila votë blihet, me metodën e "fletës së votimit balerinë".Votuesi i cili dëshiron të shesë votën e vet shkon tek ai që e blen votën dhe merr një fletë votimi të plotësuar por të rregullt (të dalë nga pika e votimit) e fut në xhep dhe shkon në qendrën e votimit, paraqet kartën e identitetit, dhe merr letrën e rregullt të votimit. Në kabinë, këmben fletën që mori me fletën e rregullt e të plotësuar që ka në xhep. Lë kabinën e votimit dhe voton në fletën e votimit të plotësuar që më parë. Pastaj ikën, me letrën bosh të votimit në xhep. Kthehet tek blerësi i votës, i jep fletën bosh e të rregult të votimit që ka në xhep, dhe merr paratë. 50 €, 100 €, 150 € ose një telefon celular. Ose një vend pune, nëse është me fat. Vota që ai dorëzoi do të mbushet dhe do i jepet e plotësuar votuesit të rradhës që do të shesë votën. Ai do të bëjë të njëjtën gjë e do të kthejë një fletë bosh. Në një zinxhir shitjeje të votës, pa fund. Kështu kontrollohet vota. Askush nuk thotë asgjë në lidhje me këtë mekanizëm, për fletën e votimit “balerinë” nuk është folur fare në debatin elektoral. Edhe pse kjo është më e rëndësishme se debati për taksat, për reformat tatimore më efektive, e madje edhe më e rëndësishme se masat ekonomike...”
Fiks si tek neve. Vetëm se tek neve nuk konsiderohet si punë e “mafias”.
k.c.
Comments
keni pyetur ndonjehere se
<p>keni pyetur ndonjehere se perse shitet vota? une nuk jetoj ne shqiperi por nga te njohurit e mi e di se kjo ka ndodhur ne zgjedhjeve te fundit. me perpara kane votuar per pd-ne apo per ps-ne thjesht nga inati. por kur votes sime ia sheh hajrin tjeter kush dhe une nuk kam asnje te mire, as si shoqeri jo, atehere pse te mos e shes voten time? te pakten te mos jete e barabarte me zero, marr ato euro qe me japin dhe shkoj ne punen time, sepse e di se vullnetin(zgjedhjen) tim nuk e respekton askush, as berisha e as ps e nanos dikur. a mund te besoj te edi rama? nuk e di. ai nxjerr ne shesh njerez qe vriten per hajnine e ilir metes dhe pastaj i sheh prape te dy bashke. a mund te jete loje politike ne favor te se ardhmes. nuk e si e as nuk dua ta di. njerezit shume here jane shume pragmatike dhe nuk kane nge per sterhollime te tilla. te njeten gje mund ta beje edhe me berishen neser nese fiton pushtetin. atehere pse une ta shoh me emocion ndeshjet antikorrupsion? marr ato para dhe shkoj ne hallin tim</p>
Add new comment