Shënim: Ekspertiza e FBI-së për 21 janarin, letër higjienike si NYT…

Postuar në 07 Shkurt, 2013 08:46

Në ditët e e tensionuara pas 21 janarit 2011, Ambasadori Arvizu u investua fuqimisht për të shmangur një përplasje të dytë (ndoshta të përgjakshme) mes forcave qeveritare dhe opozitës së revoltuar nga vrasja e 4 protestuesve të saj në bulevardin kryesor të Tiranës. A premtoi një ndihmë të laboratorit kriminalistik të FBI-së për zbardhjen e atyre 4 vrasjeve dhe premtimin e mbajti. FBI-ja, pasi i analizoi provat që iu dërguan, i dha prokurorisë shqiptare një raport, ku ekspertët e saj konkluduan se, përtej çdo dyshimi, 3 nga viktimat ishin vrarë nga qitje të drejtpërdrejta nga armët e gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo (njëri komandant i Gardës së Republikës dhe tjetri officer i saj).

Por sot, Gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm të dy gardistët, pavarësisht ekspertizës së FBI-së dhe pavarësisht faktit që viktimat ishin me duar në xhepa në bulevard kur u qëlluan për vdekje. Ky vendim i gjykatës të kujton batutën famëkeqe të Berishës në Kuvend, kur Erion Braçe tregoi artikullin e gazetës New York Times rreth aferës së Shkëlzen Berishës me trafikantin e armëve Efraim Diverolin. “Ajo letër vlen vetëm për letër higjienike,” tha Berisha.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ky eshter plani i Amerikes, ta beje Shqiperine si Salvadori e Nikaragua</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Mallkuar qofsh perjete Sali Berisha. Fundi jot tashme eshte afer. Ruaju mire.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Sidoqofte, vendimi i gjykates, ishte denim me "vdekje" per Sali Berishen. Ky vendim i theu perfundimisht lidhjet e komunistit te fundit te Europes me SHBA-ne.
Tani ai e ndjen veten me keq se ne 1997...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.