Shpërthen Topalli: Boll keni vrarë për 50 vjet; edhe djali i deputetes Xhuvani vrau; ka ikur koha juaj

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:33

Në Parlament është zhvilluar një debat jashtë rendit të ditës pas vendimit të gjykatës mbi ngjarjen e 21 janarit 2011, dhe protagoniste ka qenë në mënyrën e saj Jozefina Topalli, e cila së pari ka përsëritur tezën e çuditshme se “dikush i çoi për t’i vrarë ata të katër para kryeministrisë”, dhe së dyti ka krahasuar me një logjikë gjithashtu të çuditshme vrasjen e katër vetëve nga garda e republikës me një krim ordiner të kryer, sipas saj, nga djali i një deputeteje (Luiza Xhuvanit). Ja ç’tha ajo pikë për pikë (marrë nga Panorama online që, në ngut e sipër për të nxjerrë lajmin, e ka lënë në dialekt ligjërimin e kryetares së Kuvendit):

“Jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënit edhe prokurorin, edhe gjykatësin. Të njëjtët jeni, ti mund të jesh sekretari i parë i Tiranës, po as si Xhelili nuk je. Ik mor andej! Kur flet gjykata, ju duhet të mbyllni gojën! Ju që flisni çdo ditë, pa pyesni pak Luiza Xhuvanin, a ishte nënë ajo, moj zonjë, që iu vra djali nga djali yt, mu më dhimbesh edhe ti moj, po don me fol ti, nuk është kinemaja kjo që kërkoni të varen në litar, ka drejtësi sot.  Ti nuk ke faj, s’kam gjë më ty, as me brezin tjetër, por parimit duhet t’i qëndrojmë; kur flet drejtësia heshtni, ikni frikacakë, i çoni për t’i vrarë e pastaj ikni. Boll keni vra 50 vite; ka ikur koha juaj”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Ri z.Topalli nuk je Shqiptare.Ti je Serbe

Submitted by Rroft Shqiperia... (not verified) on

"Ju keni vrare per 50 vjet":-thote Dzenjatorja, tani do vrasim Ne?????!!!! O e cmendur a je ne metro....ke quan drejtesi moj.....po i soset vaji i kandilit me duket?

Submitted by astrit (not verified) on

Dosjet biografike familjare jane pasion i madh i diktaturave shqiptare. Dikur ne Shqiperi te persekutonin sepse ka qene i arratisur vellai i gjyshit. Sot zj Topalli i kerkon dikujt te "ike andje" dhe te mbylle gojen per shkak te krimeve te kryera jo nga individi ne fjale por nga nje anetar i familjes...

Ne pjesen tjeter te botes, ku njerezit jane normale dhe logjika nuk neperkembet, keto gjera nuk ndodhin. Po ne pjesen tjeter normale te botes, kur dikush u denua nga gjykata quhet se po e lan borxhin e vete ndaj shoqerise.

Submitted by tiranare (not verified) on

Ka ikur koha juaj kur keni vrare per 50 vjet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Sipas kesaj deklarate ka ardhur koha e zonjes per vrare????????????????????

Cila drejtesi ka folur zonje???????????????????????????????????????????????

Pyetja e vetme qe mbetet per tu bere: A pati te vrare me 21 janar????????????

Vjedhja e votes eshte krimi me i madh. Te gjithe te tjerat jane pasoja. Nuk eshte aspak i habitshem vendimi i c'drejtesise.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Pra sipas Topallit nese dikush vritet eshte faji i atij qe e çoi per t'u vrare dhe jo ai qe qelloi per t'a vrare.  Ne llogjiken topalliste nese dikush ka temperature eshte faji i termometrit  ose per te qene me afer fjalorit dhe mentalitetit te spikeres se parlamentit nese dikush e ka fytyren si prapanica atehere  faji eshte i pasqyres dhe jo i poseduesit te surratbythes.

Submitted by loni (not verified) on

Cohuni o shqiptare dhe varini keto kriminele qe ju vrasin e tallen me ju...cohuni dhe bjeruni....23 qershori eshte shume larg

Submitted by Titi (not verified) on

~Topallja duhet pyetur se sa shqiptare muslimane vrau gjyshi i saj kur luftonte perkrah malaziasve me cetat e Ded Gjolulit pergjat rrethimit te Shkodres, kur digjnin dhe vrisnin duke perdhunuar krahinat e Krajes, Shtoit dhe te Lezhes?!

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Shpallni menjëherë të pafajshëm Xhemal Dymylen! Vrasësi i Arben Brocit në 2 Prill qeka Sali Berisha i cili urdhëroi demostratën dhe u fsheh si skuth në Tiranë. E ka gjet Jozefina.

Nxirrni menjëherë nga burgu Fatmir Haklajn! Vrasësi i Azem Hajdarit qeka Sali Berisha i cili e lejoi të dilte nga zyrat e PD dhe e pa si skuth nga dritarja. E ka gjet Jozefina.

Ore mbushin këta?!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ku jane peticionet e "Intelektualve" per gjygjin e 21 janarit???

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ta gëzojnë Shkodranët këtë mostër dhe të kujdesen që mos të pësojë gjë dhe prapë më 23 qershorë ta votojnë prapë se do kenë nevojë për një devotshmëri të tillë

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Injoranca dhe budadalleku i kesaj zonje s'ka kufij, por ama per nje gje ka te drejte. Pse u denua nga po te njejtat gjykata djali Luiza Xhuvanit me vetem 2 vite burg per vrasje dhe pse nuk u gjykua fare djali i Gramoz Rucit me te cilin do beje Rilindje Edi Rama shtypi me makine dhe vrau nje person? Sepse ne Shqiperi nuk zbatohet ligji per pushtetaret dhe familjaret e tyre, ja pse.

Submitted by Lira (not verified) on

Te komentosh per kete pseudo-zonje eshte pak e veshtire sepse njeriu duhet te ulet e te mendoje ne nivelin e nje te paedukate, te pacivilizuare dhe me gojen perdreq....

Submitted by TikuAnonim (not verified) on

Jam shume dakort me komentin e ''Lirise'' qe te komentosh per kete pseudo-zonje eshte e veshtire.Eshte per te ardhur keq qe ky njeri drejton nje institucion kaq te rendesishem  ku quhet "Tempulli i demokracise'' dhe i fjales se lire por kur ka njerez te tille injorante,debile,te paedukate,te pagdhendur,te paskrupullt,qyqare,te pazhvilluar,genjeshtare,te paditur,te pakulture dhe pa pike respekti shprehen keshtu per jete njerezore atehere jemi katandisur shume keq.

Populli thote nje fjale te urte ''Sipas kokes edhe festja(kapelia)'' keshtu qe fajin e kemi vete ne ne radhe te pare, qe me votat tona dhe me taksat tona paguajme njerez te tille te cilet flasin si te duan.Ka ardhur koha qe te reflektojme dhe tju japim nje shqelm te forte te gjithe ktyre pseudodemokrateve dhe injoranteve te zhduken nga skena politike shqiptare sepse na tallin,na perbuzin,na genjejne ne mes te dites keta pseudo-intelektuale s'jene asgje tjeter por sherbetore servile te nje pushteti cfardolloji qofte ai.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.