Ambasada e SHBA: Jemi të tronditur nga vendimi për 21 janarin

Postuar në 07 Shkurt, 2013 10:16

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vendimit për të shpallur të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit. Ata e quajnë tronditës vendimin dhe thonë se ai minon besimin tek sistemi gjyqësor.

“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve.

Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë.

Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhet në deklaratën e ambasadës.
Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Keta te vrasin naten e te qajne diten...Si na u "trondit" ambasada e SHBA 2 vjet pas vrasjes se 4 fukarejve? "Tronditje me vonese...Si nuk u trondit ambasada e SHBA me 21 janar 2011? Kjo este hipokrizi...sic qe hipokrizi kur Arvizu e qujti urdheruesin e vrasjeve burre shteti...Tashme eshte e qarte se SHBA jane te intesuar te kene nje Shqiperi xhungel, kur te sundojne berishet, llupot, prendet, topallet dhe topallet...Jemi afer Kolumbise, "modeli" i SHBA se per vende te humbura si Shqiperia!!!

Submitted by Dritan (not verified) on

censuruar

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk e kuptoj pse e censuruat komentin tim, nuk kishte sharje, fyerje, fjalor banal. Shikoni "pranveren" arabe dhe do e kuptoni pse-ne!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk ka me shprese per rotacion paqesor.. Cdo gje ka marre fund me vule gjykatash.. Edi Rames dhe gjithe juve gazetareve se bashku me gjithe partite opozitare (nese jane me te vertet te tille) te bashkoheni TANI ne nje levizje per Rendin Kushtetues. Nuk ka me kohe... Rama i pari, Topi, Spahiu lerini pordhet ideologjike dhe manite per protagonizem sepse ju fshiu ujku me armet e gardes, cprisni? Dilni ne nje deklarate te perbashket, takohuni edhe formalisht qe te denoni kete spektakel barbaresh. Nuk e kuptoj se cfare ju ndan midis jush ne luften kunder ketij shteti cubash. Mos koordinimi juaj thjesht minon besimin per rrotacion.. vetem kjo i mjafton Plehres sespe pastaj di vete ai.

Submitted by Genti (not verified) on

Shume mire, me teper se kaq nuk mund te prononcohet nje Ambasade e nje shteti tjeter.

SHBA i ka bere dalje Vicidolasit, ka shume mesazhe per kete, perfshire kete te sotmin.

Submitted by f d (not verified) on

"Burri i shtetit" dhe "Ylli ne ngjitje" kete sitem drejtesie kane ndertuar :

Kur i intereson sistemit te shfajeson dhe perseri kur i intereson sistemit te fajeson !

Cfare delesh jemi o zot, akoma me te urta sesa na ke dashur...

Submitted by Tomi (not verified) on

Me qe Sali Sulltan Berisha II eshte nga doli viçi,apo viçi doli,ne fare mire mund te quhemi Republika e Viçidolit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.