Të lutem mos ma nxirr kokën! (aty ku ka frikë, nuk ka liri)

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:20

Gazetarja e emisionit “Fiks Fare”, e ndjekur nga kameramani, përpiqej të intervistonte disa mësues të një fshati të Librazhdit. Në fakt, halli ishte i mësuesve. Ata kishin muaj pa marrë nga qeveria kompensimin financiar për transportin. Por doli se mësuesit kishin dhe një tjetër hall. Që ishte se kishin frikë të flisnin për hallin e tyre. Gazetarja përpiqej t’u merrte një prononcim, por mësueset, sikur të akuzuarit për një krim ndërsa dalin nga gjykata, tërhuzeshin, nxitonin hapat, ulnin kokën për t’ju shmangur kamerës. Madje njëra prej tyre, ndërsa hynte me nxitimthi në furgonin e linjës, ju lut gazetares: Të lutem mos ma nxirr kokën! – Andrea Stefani wshtw marrw nw editorialin e sotwm nw tw pwrditshmen SHQIP me fenomenin e frikws. Sot konstatojmë se njerëzit kanë frikë të shprehen hapur jo vetëm për çështje politike por edhe për çështje që kanë të bëjnë me të drejta elementare të tyre, sikundër ky i pagesës së një subvencioni për transportin e mësuesve që, në fund të fundit, është një detyrim publik i qeverisë – shkruan Stefani dhe shton:

"U bënë mbi dy dekada që ka rënë regjimi i frikës, diktatura komuniste… Në demokraci kush hesht, pranon. Mos vallë mësuesit janë dakord të mos paguhen nga qeveria për shpenzimet e udhëtimit në distanca relativisht të largëta? Kuptohet që nuk është fare kështu. Por ata kanë frikë se ngritja e zërit mund të shkaktojë zemërimin e qeverisë. Dhe qeveria fillon me drejtorin e shkollës që mund të jetë fanatik i pushtetit, me drejtorinë e arsimit rajonal, apo deri në ministri e më lart në qeveri. Por cili mund të jetë ndëshkimi për një mësues a një nëpunës publik që guxon të thotë diçka të pakëndshme për veshët e qeverisë paçka se shkak mund të jetë vetë paaftësia e qeverisë? Një gjë nga më të rëndat për këdo, aq më tepër kur jeton në një vend me papunësi e varfëri katastrofike si në Shqipëri: Largimi nga vendi i punës! Qeveria e ka gjetur armën e tmerrshme që terrorizon kurajën për të shqiptuar të vërtetën në kohën e demokracisë. Flakja nga puna, humbja e rrogës së vogël që është buka e fëmijëve ka zënë vendin e plumbit, burgut apo internimit të dikurshëm në diktaturë. Ka ndryshuar vetëm mënyra e reprezaljes së pushtetit mbi shqiptarin, por nuk është zhdukur reprezalja e pushtetit. Prandaj dhe frika nga pushteti vazhdon të jetë kaq prezente. Dhe aty ku ka frikë, nuk ka liri…" A.N.

 

Stefani i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/06/mos-ma-nxirr-koken-te-lutem/

Foto LSA:

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, gjate nje vizite ne shkollen e mesme profesionale te Hoteleri – Turizmit, ne Tirane

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.