Topalli, logjikë tribale kanunore - shkruan Vehbiu dhe njofton se nuk do lejojë më komente politike nga lexues të paidentifikuar

Ardian Vehbiu është ndalur në një analizë të vendimit të gjykatës për 21 janarin në reagimin e Kryetares së Kuvendit në seancën e sotme të Kuvendit. “Ka një logjikë, në diskursin e çalë të Topallit; një logjikë që, kushedi në emocion e sipër, nuk arrin të nyjëtohet në fjali, as të mpikset në mendim racional – e pikësuar siç është nga shpërthime të vogla emocionale, të llojit “ik mor andej”, “moj zonjë”, “mu më dhimbesh edhe ti moj”, “po don me fol ti”, “ikni frikacakë”, e ndonjë tjetër. Kjo logjikë shtjellohet sipas dy aksesh: (1) Politika e sotme si revansh ndaj krimit komunist dhe (2) Mbylleni gojën. “Jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënin prokurorin dhe gjykatësin”, “boll keni vra 50 vite, ka ikur koha juaj”; ajo u drejtohet deputetëve të PS-së si të ishin të dërguar të prokurorëve të Enver Hoxhës, duke e energjizuar veprimin e vet politik, dhe vetë diskursin e vet institucional, me nevojën për të marrë hak. Ky koluzion i drejtësisë me hakmarrjen, tipik për mendësinë patriarkale të shqiptarit rural, është sanksionuar tashmë si realitet i pranuar, madje si argument në mbështetje të çdo arbitrariteti të forcës në pushtet, në marrëdhëniet e saj me opozitën e majtë – shkruan Vehbiu dhe disa paragrafë më poshtë shton:
“Nuk di as sa mund të tolerohet, nga pikëpamja qytetare, që Kryetarja e Kuvendit, në rolin e saj institucional, të përdorë këtë logjikë tribale, kanunore, që e sheh dhe e shpjegon veprimin politik, çdo veprim politik, në kontekstin vertikal të etërve dhe të bijve... Ky farë spektakli i vjen publikut shqiptar pikërisht nga “speaker”-ja e Kuvendit; ose mishërimi i zërit dhe i pranisë publike të një institucioni i cili përmbledh, në arsyen e qenies së vet, vullnetin e zgjedhësve; por që, në rastin konkret të Topallit, rregullisht integron, në këto performances të saj, elemente të jetës së saj si qytetare private, si grua, si shkodrane, si katolike, si ish të përndjekur, si veriore – ose të gjitha ato tipare të cilat nuk kanë fare të bëjnë as me Kuvendin si të tillë, as me Kryetarin e saj...”
Në fund të shkrimit ka vendosur edhe një shënim për komentet e lexuesve në blogun e tij:
“Meqë fushata elektorale ka filluar tashmë, dhe zyrat e propagandës të palëve ndërluftuese kanë sendërgjuar strategjitë për ta “ndezur flakë” edhe hapësirën virtuale të Internetit, kemi vendosur që, në komentet rreth shkrimeve me natyrë politike, të lejohen të komentojnë vetëm kolegë që kanë komentuar në PTF edhe më parë...” A.N.
Vehbiu i plotë:
Comments
Ouuu filloi censura

Ouuu filloi censura

Vehbiu ne rradhe te pare

Vehbiu ne rradhe te pare duhet t'i vere emrin e tij Blog-ut te vet dhe te mos e lere me pseudonim -xhaxhai-, sepse edhe xhaxhallaret qe komentojne kane lir te fjales. I thote populli; mos ia shiko gunen por punen.

Vehbiu ja vlen edhe per te

Vehbiu ja vlen edhe per te marre shembull ne monitorimin e blogut, sepse ai nuk i pengon te flasin ( komentojne) ashtu sic mendojne, por ndalon te flasin (komentojne) ata qe jane te shtyre te flasin sipas deshirave te te tjereve...

Sa per Topallin le te shkoje ne bathroom (per globalizem).

topalli eshte zonja e hekurt

topalli eshte zonja e hekurt e parlamentit shqiptare...ndoshta gjuhen mund ta standardizonte pak por gjithsesi mbetet unike...sa per tribalizmin ne politiken shqiptare ja vlen te diskutohet jo pjeserisht por pergjithsisht !

kesaj i thone Stambolli

kesaj i thone Stambolli digjet , kurva krihet. Nuk eshte ME koha per akademizma, duhet thene troç: derri do plumb ! Edhe kjo dosa e felliqur.

Cfare zonje e hekurt more

Cfare zonje e hekurt more zoteri ! Une si shqiptare ndihem shume e fyer nga sjellja e asaj qe ne nje fare menyre duhej te me perfaqesonte ! E fyer nga sjellja e saj qe e konsideron parlamentin si prone private, e fyer nga mentaliteti i prapambetur qe e shfaqi dje egersisht dhe o Zot me çfare lloj llogjike !, e fyer nga ato qe nxjerr nga goja e nga menyra se si e ben kete ! Per turp !!!!! Por me sa duket "turpi" eshte diçka qe zonja nuk e njeh perderisa te tilla shfaqje po i ben gjithnje e me te shpeshta. Keshtu qe s'na mbetet veçse ta mbjme ne !!!!!! Ju duket e drejte kjo ?????????

Ketu shkruajne pasaardhesit e

Ketu shkruajne pasaardhesit e Enverit dhe ushtaret e Ruçit. S'ia vlen te merremi me ushtare. Gardistet mbrojten shtetin. Kujtoni çfare thonin keta tipa kur Saliu mori kryeministrine me 18 shtator. Mbase ju doni shtet vetem me Ramen, por ne e duam per gjithe shqiptaret te paprekshem...

Add new comment