Nisin gërmimet për varreza të reja të ushtarëve grekë në 6 pika. Së shpejti në 696!

Gazeta Shqiptare ka zbuluar dokumentin që lejon nisjen e zhvarrimeve të ushtarëve grekë në 6 pika të tjera, në bazë të marrëveshjes së 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë për “kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve të rënë në luftë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitin 1940-1941”. Pas 2 varrezave të para në Kosinë të Përmetit dhe në Bularat të Gjirokastrës, që patën reagime të forta për shkak të akuzave se po zhvarroseshin fshatarët shqiptarë për t’i shiutr si ushtarë grekë, tanimë kanë filluar punimet në 6 vende për zhvarrimin e të rënëve. Por, Ministria ka harruar të porosisë fshatarët të ruajnë varret e të parëve.
Gazeta ka mundur të sigurojë dje një letër të ministrisë së Mbrojtjes, drejtuar asaj të Brendshme (që për dijeni i është dërguar edhe ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Turizmit), ku e informon se punimet duhet të fillojnë në Prefektuat e Korçës e Gjirokastrës, respektivisht në Korçë (qytet qendër), në Kalivaç të Pogradecit, Hormovë e Peshtani në Tepelenë si edhe në Peshkëpi e Poshtme të Gjirokastrës.
Dy muaj më parë, sipas Balkanweb, në Parlamentin e Athinës zv/ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panajot Karabela, pati deklaruar se kërkimi për eshtra fillimisht do të kryhet në 6 vendet e para, duke lënë të nënkuptohet se kërkimet do të shtrihen mandej në 696 vende.
k.c.
Comments
Me pak fjale ne 696 vende do

Me pak fjale ne 696 vende do zhvarrosen te paret tane e do rivarrosen si ushtare greke, pastaj greket do thone ne Europe ja varret e te pareve tane.

Ne Shqiperi ka dhe vareza te

Ne Shqiperi ka dhe vareza te ushtrive te tjera. Lufta Italo -Greke u zhvillua thelle ne territorin shqiptar dhe normalisht ka patur te vrare, pra duhet te kete dhe varre. Askujt nuk i duhen eshtrat e tjetrit dhe shqiptaret duhet te jene fare pa dinjitet qe t'jua shesin ato grekeve,po ashtu dhe greket qe t'jua blene atyre...

Dëshmorët dhe heronjtë t'i

Dëshmorët dhe heronjtë t'i duan e t'i respektojnë në vendin e tyre e jo në vendin tonë që për ta është dhe do të jetë gjithmonë i huaj.Por atyre nuk u plas fare për ata lufëtarë grekë(po të qe kështu nuk do të varrosnin nën emra luftëtarësh grekë,gra dhe fëmijë shqiptarë).Ata duan të helenizojnë tokat Shqipërisë së Jugut,t'i bëjnë ato toka vende pelegrinazhi,t'i fusin dhe në paketa turistike,e dalëngadalë edhe ne Shqiptarëve të na duken ato varre si diçka që ka ekzistuar gjithmonë.

Për fatin tonë të keq qeverisemi nga një antishqiptar e kemi një opozitë që fle gjumë gjithë ditën.Po si nuk doli një politikan Shqiptar të marri pak shembull politikanët Grekë,që edhe pse me një shtet komplet të pjerdhur nuk heqin dorë nga Megali Idea.

Po ai Shpëtim Legeni ku është?!A u miratua rezoluta çame mor mut?Ke deklaru që do të jap dorëheqje po nuk u miratu?

Çohu mor legen e kërko të paktën që edhe Çamët e vrarë në shtëpiat e tyre të kenë të drejtën e një varri.

Çohu mor mut se je në Parlament edhe në Qeveri.

Shiko si po mbillet toka Shqiptare me varre Shqiptarësh,një pjesë e mirë e tyre,të vrarë nga gjyshërit e tyre.Shiko se si varrosen për së dyti pa dëshirën e tyre nga nipat e vrasësve të tyre dhe më e forta, si heronj,por të Greqisë..Çfarë ironie!

Gegë e Toskë nji asht Shqipnia

Add new comment