Ish Presidenti Moisiu: Besnik Hoxhën dhe Adriana Berajn nuk i firmosa kurrë për Gjykatën e Krimeve të Rënda për arsye korrupsioni

Vizion Plus ka zbuluar se 2 nga 3 gjyqtarët që liruan vrasësit e “21 Janarit” (kryetari dhe një nga anëtaret e trupit gjykues) janë refuzuar te dekretohen në këtë detyrë nga ish-president Alfred Moisiu, për shkaqe korrupsioni.
Ish Presidenti Moisiu ka deklaruar se të paktën dy herë ka kthyer mbrapsht propozimet e KLD-së për gjyqtarët Besnik Hoxha dhe Adriana Beraj, dy nga emrat qe dhanë të enjten pafajësi për të akuzuarit e ngjarjeve të 21 janarit. Pavarësisht se kandidaturat e tyre për anëtarë të gjykatës së krimeve të rënda ishin miratuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, (për Berajn në mbledhjen e dhjetorit 2003, dhe për Hoxhën në 5 shkurt 2004), dekretetet nuk e morën kurrë firmën e Mosiut. Ish-kreu i shtetit ne një interviste ekskluzive për Vizion Plus dhe Kanalin 7 te platforma Tring ,e pranon se korrupsioni është motivi i vetëm per veprimet e tij.
Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e gjykatës ndaj deklaratave të SHBA-ve. Sipas zotit Moisiu është absurde të gjykohet mbi demokracinë amerikane. Sipas Moisiut vendimi i gjykatës është një hap mbrapa në përpjekjet e vendit për integrim në Bashkimin Europian.
k.c.
foto: majtas gjyqtarja Caco, në qendër, Kryetari i trupit gjykues Besnik Hoxha dhe djathtas Adriana Beraj
Add new comment