Schmitt: nuk ka vijimësi iliro-shqiptare. Aleks Buda, përgjegjës për shovinizmin kombëtar-stalinist, ende konsiderohet shtyllë e kulturës

Postuar në 10 Shkurt, 2013 05:46

Në një intervistë të gjatë dhe shumë interesante për Ben Andonin tek suplementi Milosao i GSh, historiani zviceran Oliver Jens Schmitt flet për esenë e tij të fundit, “Shqiptarët”, e cila ishte përkthyer nga i ndjeri Ardian Klosi dhe për të cilin Schmitt thotë se e ka habitur fushata ekstreme ndaj tij, të cilin e nderuan vetëm të vdekur. Schmitt, flet për esenë e re ku ka hedhur disa ide që me gjasë do të anatemohen pësëri: nuk ka një vijimësi iliro-shqiptare, sepse mungojnë faktet gjuhësore lidhëse. “Shumica e shqiptarëve besojnë se çfarë mësuan në shkollë dhe lexuan e dëgjuan në media është e vërteta e vetme. Atyre nuk ju është shpjeguar kurrë se historia u shkrua nga njerëz, të cilët ishin objekte të një programi të madh indoktrinimi dhe propagande. Vazhdimësia e elitës dhe presioni i madh politik mbi historianët bëri që diskutimi i hapur i historiografisë komuniste të ishte i pamundur. Aleks Buda, përgjegjës për shovinizmin kombëtar-stalinist, ashtu sikundër Arshi Pipa, vendosi ksenofobinë, sllavofobinë, izolimin, homogjeninë etnike dh eunitetin gjuhësor (dikush mund të shtojë dhe grekofobinë e ortodoksofobinë) konsiderohet akoma si shtyllë e kulturës shqiptare”

Një nga tezat e Schmitt është që Skëndërbeun e luftuan vetë shqiptarët. “Nuk ka dyshim që rrëfimi tradicional shqiptar e paraqet Perandorinë Otomane me ngjyra të errëta. Ai fokusohet shumë në kryengritjet dhe shumë pak ka shpjeguar rolin që myslimanët shqiptarë luajtën në Perandori që në fillimet e hershme. Në fakt, armiqtë më të mëdhenj të Skënderbeut ishin shqiptarët, të cilët ishin të konvertuar në Islam. Një rishikim i këtij imazhi shumë të keq, megjithatë nuk duhet të na çojë tek një idealizëm jokritik i Perandorisë Otoman, një tendencë kjo e mbështetur shumë nga zyrtarët e sotëm politikë turq."

Libri i mëparshëm i Shmitt mbi Skënderbeun u sulmua keqas, shpesh edhe nga njerëz që nuk e kishin lexuar por “kishin dëgjuar” për të.

k.c.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

1.Nuk ka vazhdimesi iliro-shqiptare? Atehere i pernderuari Schmidt, kujt teorie t'i besojme, asaj te Agimit te Arte, qe thote qe ne jemi greke gjakprishur, apo asaj serbe, qe thote qe ne kemi  ardhur nga Kaukazi( ne mos egzistofte ndonje teori origjinale jotja qe mund te na mbushe mendjen qe ne kemi rene nga qielli ne shekullin e 13).

2.Gjergj Kastrioti ka pasur kundershtare te eger vete shqiptaret? Ou! Sa vite te jane dashur ta zbuloje kete? A ke ndonje gje per te thene, bie fjala, qe komandant i ushtrise turke qe mposhti Vlad Tepesin, i njohur ne histori edhe si Vlad Drakula(i quajtur keshtu ngaqe roberit turq te zene ne lufte i shkonte ne hell, per tu hakmarre per te jatin qe turqit ia kishin varrosur te gjalle), ishte bash i vellai, jeniçer?

3.Shovinizem i Aleks Budes? Domethene, tu provosh shkencerisht fqinjeve te drejten per te ekzistuar, ne ato troje qe flitet shqip, pa pretenduar asgje nga territori i tyre qenka shovinizem, keshtu? Vallahi, i modh je, do thoshin tironsit...

4. Ortodoksofobi? Kete e ke futur sa per te mbushur faqen, apo ke ndonje argument tjeter per kete, qe ke harruar te na e thuash?

Submitted by Minella (not verified) on

Jo, jo, nuk e ka për të mbushur faqen. Ka kohë që i bie kësaj këmbane.

E bukura e kësaj historie është se Schmitt-i neglizhon faktin se antenat e shqiptarëve ndaj historianëve të ideologjizuar që merren me politikë më shumë se me histori, apo që e përdorin këtë të fundit në funksion të një ideologjie të caktuar, nuk janë ndryshkur akoma.

T'i biesh Aleks Budës për program ideologjik me një tjetër program ideologjik, i bën në fakt nder, gjithë duke i lënë shëndenë kredibilitetit tënd.

Gjynah, po e shpie dëm gjithë atë punë të mirë.

Submitted by Titi (not verified) on

Schmitt eshte historian qe e sheh profesionin e tij jashte kornizave politike por ne shtjellimin e koheve. Kur historianet tane t'a bejne te njejten gje atehere ne do te kemi nje histori qe na ndergjegjeson dhe do t'a shohim te shkuaren tone ashtu sic ka qene dhe jo ashtu sic na imponohet apo sic na e deshiron e tashmja.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Para nja tre vitesh un kam pase leterkembim me studjuesin profesorin zviceran Oliver Jens Schmitt rreth disa problemeve shqiptare. Ai ishte shume i edukuem dhe korrekt ne pergjigjet e veta.

Pamvarsisht nga keto pershtypje personale un nuk jam dakort me disa nga pohimet e tij rreth Gjergj Kastriotit dhe luftes se shqiptarve kundra turqve. Historia e luftes se popullit shqiptar kundra pushtuesve turq-osman nuk asht shkrue nga komunistat gjate viteve 1944-1990. Ate histori e kan shkrue para pese shekujsh ne latinisht priftnit katolik shqiptar. Ky asht burimi origjinal i luftes se shqiptarve.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Po mor, Aleks Buda e Arshi Pipa, pse nuk i shtove listes se shovinisteve dhe Rilindasit apo e ke per radhen tjeter ?

Sharlatan dylekesh sllavofil, te lumte bytha kur te intervistojne. Po thojuni more gazetare shqiptareve qe ky profesionalisht eshte sllavist e jo albanolog, pse e fshehni kete fakt ? Gazetare leshi.

Kur flet ky, sikur flet akademia e Beogradit, na mbyti me rrena te perpunuara nga jugosllavet.

Submitted by Hithri (not verified) on

Jam krejtesisht dakort me ty. Ky vjen ere nje ore larg qe eshte serbofil dhe grekofil dhe ka nje tendence te forte ksenofobie kunder shqipetareve.  Po i lumte, se atje ku eshte si ben jehone njeri, por na e pruri peshqesh i ndjeri A. klosi se donte te behej i famshem, se bashku me shtepine botuese qe ja botoi perkthimin mbi Skenderbeun. Ne i bejme vete jehone ketyre pisave qe mundohen te percudnojne historine tone. Ky na e nxjerr Skenderbeun sllav, ai arnauti i Agimit te arte na e nxjerr grek dhe dhunon flamurin tone gjate intervistes, e ne mbetemi pa histori, dhe keta gazetaruqe shqipetare si Andoni dhe Zheji ju marrin edhe  intervista ketyre pisave dhe jua reflektojne iderat se ju duan te bejne emer po ashtu si Klosi. Kush e ben te keqen ketu,ne qe ju bejme jehone ketyre pisave, apo keta derra ksenofobike?  Me keto veprime praktikisht ne ju themi atyre qe je keni te drejte ne ato e thoni. E sa per lidhjen e gjuhes me iliret, ky vic serbofil qe e deklaron veten albanolog, duhet te lexoje nje here albanologe te njohur para se te beje hipoteza idiote qe i nxjerr nga guzhina serbe. Majani ne libret e tij tregon lidhje te drejtperdrejt te Etruskeve, paraardhesit e Ilireve me gjuhen e sotme Shqipe.

Submitted by nebihi (not verified) on

more zotri mos na ka sjelle ne prej  Hane apo ndoshta nga Marsi

Submitted by astrit (not verified) on

Evidencat arkivore, arkeologjike dhe te tjera qe te flasin per shqiptaret perpara shekullit the 10 jane shume te paperfilleshme. Vazhdimesia iliro-shqiptare eshte nje hipoteze (mbase e aresyeshme) por krejtesisht e paprovuar. Ne fakt ato pak fjale ilire qe kane mbetur dhe ardhur ne ditet e sotme pergjithesisht jane te ndryshme nga fjalet e shqipes. Disa toponime jane "shpjeguar" me fjale shqipe me nje logjike ose relativisht spekulative ose ne menyre fantazuese (mos te harrojme se disa "shkencetare" shqiptare shpjegojne "Zeus" me "Za" ne gegerisht!). Mund te themi se teza e vazhdimesise iliro-shqiptare mbrohet nga nje minoritet historianesh jo-shqiptare ne bote dhe ne baze te logjikes se tyre qendron fakti se midis shekujve te 3te dhe te 10te nuk ka patur kronika te levizjeve te popullesive jo-sllave ne rajon.

Kombi yne ka mbrojtur tezen romantike te pasardhjes njekohesisht edhe nga iliret edhe nga pellazget - kjo behej me qellime te lavderueshme politike pasi kombi yne rrezikohej te merrej neper kembe nga fqinje edhe me te fuqishem edhe me kultura me te vjetra se tonat. Por pas 100 vjetesh pavaresi, mund tja lejojme vetes te shohim te verteten ne sy dhe te kontemplojme idene se ajo qe kemi perseritur kaq kohe mes vedit, ne "pasardhesit e ilireve dhe pellazgeve, kombi me i vjeter ne Europe" ka shume te ngjare te jete auto-sugjestion patriotik dhe mbase shpesh i pamundur. Rilindasit, Aleks Buda apo edhe Cabeji ishin personalitete shume te kulturuara, shume te nderuara, te pergatitur ne fushat e tyre  dhe shembuj te ballafaqimit dinjitoz te tyre me kulturat nderkombetare. Per nderin e tyre ata punuan me axhende kombetare, duke masazhuar shesh te vertetat historike apo ne rastin me te mire duke mbajtur ne menyre konsistente anen e fakteve te cilat nxirrnin ne drite me te mire historike shqiptaret, pa diskutuar provat ne te kundert. Dmth shpoesh ata sakrifikuan integritetin shkencor per hir te ceshtjes kombetare.

Nganjehere sakrifica te tilla jane te domosdoshme dhe une jam i predispozuar ti mirekuptoj dhe lavderoj keto figura qe shpetuan kombin. Por mos te harrojme se shpesh veprat e mira behen me mjete te keqija. Qe ky zvicerani ketu i shikon me shume qarte se ne, si profesionist qe eshte, dhe po i thote me ze te larte...

Submitted by Anonim (not verified) on

Pohimi qe ben Schmitti eshte: "Nuk ka prova te provojne vijimesine iliro-shqiptare". Ky pohim nuk eshte i barazvlershem me pohimin "Nuk ka vijimesi iliro-shqiptare". Ky eshte perfundim, perfundim simplicistik i intervistuesit apo atij qe ka vendosur titullin redaksional. Me kete titull gazetaret jane bere ilustrim i kultures se mesazheve te thjeshta, te forta emocionale qe Schmitti i kritizon historiografise shqiptare e me gjere ne rajon. Schmitti thote qe nuk ka prova te provojne vazhdimesine iliro-shqiptare prandaj eshte gabim nga ana e historiografise shqiptare ta jape kete vijimesi si te dhene perfundimtare. Schmitti thote qe provat qe kemi nuk e provojne kete hipoteze, dhe per sa kohe qe nuk e provojme dot, ajo ngelet nje hipoteze. Nje hipoteze eshte dicka e hapur, dicka qe pret te provohet, dicka qe ndoshta nuk e provojme dot sot sepse nuk na e lejon teknologjia, sepse nuk kemi qene me fat te jemi ne vendin e duhur per te gjetur proven e duhur. Mbase provohet ne te ardhmen, mbase jo. Pra, eshte dicka e hapur, nje hipoteze mes shume hipotezash te tjera.

Intervista e Schmitti eshte nje interviste iluminuese, nje shembull se si duhet te flase nje studies.

Submitted by preng sherri (not verified) on

nuk kuptoj hapesiren qe i lejohet ne mediat tona ketij debili svizeran,i cili ben pjese ne nje grup me Dick Marty dhe ish prokuroren e Hages.

persa i perket z.Ardian Klosi,megjithe respektin,nuk mundem te harroj kurre komentin qe beri mbi emrat e familjes Kastrioti.Vertet kaq feminore jemi bere ne shqiptaret qe te tallen ne kete menyre?! behej fjale per emrat sllave.Por mos valle ne mesjete,shqiptaret kishin emra si Teuta,Bardhi apo Agron? natyrisht qe jo,por pikerisht emra arabe,grek,latin e serb.

persa i perket grekofobise qe permendet me lart,ne po te ishim dhe majmune nuk do te arrihej deri ketu.Ne,ka vite qe jemi nen sulmin grek.Pasi,ne te gjitha regjimet qe kane qene ne fuqi,minoriteti ka pas gjithmone te drejtat,por,pikerisht ata po perpiqen te kthejne ne grek zonat e Bregut dhe te Korces,per te vazhduar me tej

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Koloreto, po informon gabim, dhe tingellon provokuese...keshtu nuk stimulohet besimi tek e drejta dhe e verteta...

Historiani qe ti citon eshte shprehur:  nuk ka per momentin prova te vazhdimesise iliro shqiptare, edhe sepse nuk

ka informacion per gjuhen ilire. Vijimesia mund te jete e veretete por per momentin eshte hipoteze e paprovuar...

Gjithashtu komenti i tij per menyren e ndertimit te historise shkencore gjate monizmit, tregon defektet tipike te

perdorimit te historise se manipuluar per edukimin e brezave. Manipulim nuk eshte vetem fshehja e fakteve,

por edhe "ngjyrosja", apo fshehja e nje pjese te te vertetes. Te thuash te verteten nuk domethene te fshehesh

konfliktet dhe padrejtesite prej fqinjeve, por ti trajtosh ne driten e diellit,  jo me filtrat e momentit... Nese duam

te mobilizojme masat per te kafshuar armikun, ka plot menyra...

Kjo e fundit ku flitet per armikun e brendshem te heroit tone, nuk di pse me kujtoi kete kancerin qe na ka zene dhe sot...

Pra, i dashur gazetar, edhe nese nuk na pelqen te mendojme ashtu si ky historian thote, eshte detyrim te citohet drejte

dhe mundesisht te jepet edhe konteksti ne te cilin jane thene...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.