Çfarë duhet të presim nga intervista e një Ambasadori?

Postuar në 10 Shkurt, 2013 04:25

 

Ambasadori italian në Tiranë, Masimo Gaiani, në një intervistë të dhënë për emisionin “Elite Business” në TV SCAN ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, shqetësimet e investitorëve të huaj, projektin TAP, kërkesat e BE-së ndaj Shqipërisë dhe pritshmëritë për zgjedhjet e ardhshme.

Dihet që gjuha e diplomacisë nuk parasheh shprehjet as të forta e as të hapura, çka bie në sy dhe në intervistën e Ambasadorit italian që nuk thotë... thuajse asgjë. Për kriminalitetin, përgjigjet: “...është sigurisht një pikë e rëndësishme...”; për tonet nacionaliste: “... urojmë që trendi përmirësues i marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit të vazhdojë...”; për integrimin në BE: “...janë bërë hapa të rëndësishëm përpara...” dhe “...Për fat të keq nuk janë bërë të gjithë hapat...”; për vizitën e komisionerit Fyle: “...konfirmimi i interesit që Europa ushqen në drejtim të Shqipërisë...” Për zgjedhjet, nëse kanë merak në Romë: “Nuk është se ka shqetësim...” dhe “...sa më shumë do të ketë legjitimitet të rezultatit të zgjedhjeve, aq më mirë do të jetë...”

Deklarata më e “fortë” e intervistës është ajo për 3 ligjet e famshme, ku Ambasadori thotë: “...është një kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm...”

Praktikisht, një intervistë që nuk thotë asgjë, sepse, nuk ka pse të thotë gjë. Ne kemi harruar se Ambasadorët janë këtu për të mbrojtur interesat e vendit të tyre dhe jo për të zgjidhur hallet tona.

k.c.

E plotë:

http://www.balkanweb.com/intervista/2688/gaiani-cohuni-mbi-interesat-partiake-dhe-votoni-tri-ligjet-119914.html

 

 

Comments

Submitted by drini (not verified) on

<p>por nje gur ne uje e hedhin ama. dhe kur flasin nuk eshte se duan te bejne nje vrime ne uje. kur futesh ne mes te dy paleve eshte e pamundur te jesh asnjanes, sepse qofte edhe me heshtjen tende mbeshtet dike. interesat e vendeve te tyre dhe hallet tona jane te lidhura fort njera me tjetren.dhe eshte nje progande e tere keto 23 vjet e bere nga ju gazetaret qe keni krijuar pikerisht idene e kundert: se ato jane ketu per te zgjidhur hallet tona, qe nga ftesa e bere shqiptareve per tu futur ne ambasadat e tyre para 23 vjetesh dhe deri cilesimi i krimit si &#39;&#39;burre shteti&#39;&#39;. nese nuk jane ketu per te zgjidhur hallet, jane per ti ngaterruar. thuajeni haptas. nese ju keni frike te flisni troc si mund ti kerkoni popullit te &#39;&#39;veproje tani&#39;&#39;? nese ju keni frike se nuk u botohet shkrimi,ne rruge te iken liria ose jeta, si ne rastin e fundit para kryeministrise. pastaj c&#39;i mbetet popullit te &#39;&#39;shijoje&#39;&#39;? darkat ne lalez, apo deklaratat &#39;&#39;shpartalluese&#39;&#39; te opozites!</p>

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Mund te kuptoj keshillat e &nbsp;nje ambasadori danez,suedez,hollandez, gjerman,anglez , francez etj,etj. Shtete ku demokracia eshte funksionale dhe e konsoliduar ne kohe. &nbsp;Por ky eshte ambasador i vendit me keq te korruptuar ne Europe ku vetem se fundi, fale nje prokurorie te pavarur dhe e cilesuar shpesh si &quot;komuniste&quot; po dalin ne drite tratativat shtet-mafie qe çuan ne eleminimin e Falkones me Borselinon. Per mos te folur per nivelin skandaloz te qeverisjes qendrore dhe lokale ku rryshfeti, mosndeshkimi dhe riciklimi i figurave te diskretituara eshte ne nivele te paimagjinueshme (ndoshta ngushelluese) per nje shqiptar.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by suela (not verified) on

<p>Italianet gjuthmone jane tallur me shqiperine. Mos harroni piselliqet qe nxirte nga goja Saba D&acute;elia duke thene qe Shqioperia po renditet e para ne zhvillim ne evropen lindore. Ambasadoret Italiane dhe Austriake dhe Zvicerjane kane qene me te korruptuarit dhje ambasadat &nbsp;e tyre te perfshira ne shume veprimtari korrupsioni qe po te hetohen dalin pislliqe te medha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.