Gjinushi, Pollo e Vasili: 3 versione të fushatës

Postuar në 09 Shkurt, 2013 15:36

 

3 fjalime jo dhe aq të rëndësishme të 3 aktorëve jo dhe aq qendrorë të politikës, japin një shije paraprake të mënyrës sesi do zhvillohet fushata. Skënder Gjinushi ka risjellë strategjinë e vjedhjes së zgjedhjeve nga PD, Pollo ka bërë thirrje për ët votur kundër “bllokimit” ndërsa Vasili ka zënë vendin e atij që pak i interson sesi do votohet, por se si do numërohet.

PD nuk ka fituar asnjëherë me votat e popullit, por në sajë të përçarjes së të majtës, gjë që synon edhe në zgjedhjet e qershorit, ku LSI tashmë po bën lëvizjen e duhur për marrjen e votave të të majtëve”. Kështu ka deklaruar nga Fieri, kreu PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili duke u ndalur edhe te “21 janari”, bëri përgjegjës kryesor kryeministrin Berisha, sipas Balkanweb.

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo nga Berati ka deklaruar se PD do të fitojë një mandat të tretë, dhe kjo “jo në sajë të dobësisë së opozitës, por në sajë të arritjeve të bëra deri më tani”. Pollo u bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor “t’i japin fund politikës bllokuese të Edi Ramës”.

LSI vijon të bëjë thirrje për dialog politik, për të mos eklipsuar çështje të rëndësishme, siç janë votimi i 3 ligjeve dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili u bëri apel partive politike që “të lënë mënjanë gjuhën e ashpër dhe akuzat e ndërsjella, dhe të mos ndryshojnë axhendën e integrimit, për votimin e tre ligjeve për statusin kandidat dhe realizimin e zgjedhjeve me standarde”.

k.c.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.