Shtohet proteksionizmi turk ndaj Kosovës, Ministri Yilmaz: “Ju armatosim ne!”

Duket se Turqia e ka marrë shumë seriozisht na pikëpamja gjeo-strategjike Ballkanin, dhe se deklaratat e Kryeministrit Erdogan të para pak javëve për Kosovën kanë qenë vetëm preludi i shfaqjes së një “prezence” të re në ekuilibrat ballkanikë. Vizita e Ministrit turk të Mbrojtjes, Ismet Yilmaz, mund të duket si një vizitë rutinë, por deklarata e tij se do të furnizojë me armë Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton Express, flet se turqit kanë vendosur të investohen fuqimisht në krah të shqiptarëve të Kosovës.
Yilmaz ka pohuar se janë të gatshëm ta përkrahin në çdo aspekt Kosovën, duke quajtur kështu vend me sovranitet të plotë, por ka këshilluar që dialogu të vazhdojë dhe të mos mbyllet asnjëherë mundësia për të dialoguar. Ushtarët e FSK’së, oficerë apo nënoficerë kanë kaluar nëpër shkollat ushtarake të Turqisë, ndër ta edhe pilotë helikopterësh.
Ja.Se.
Comments
Se kush do ta paisi ushtrinë

Se kush do ta paisi ushtrinë e Kosovës pak pëndësi ka por më e rëndësishmja është se kush do qeverisi qeveria e votuar nga populli apo ata që do invenstojnë nga çfardo anë e botës qofshin

Ja. Se-ja duhet te shkruaje

Ja. Se-ja duhet te shkruaje se; '' me mire t'i armatosin dhe forcojne kosovare si shtet se sa t'i qeverisin''.

E kam thane para nji viti, qe

E kam thane para nji viti, qe mbasi amerikant do te ikin nga Ballkani, ato do ti zevendesojne trupat e tyne me trupa turke. Pra "miqt" tone amerikan ia dorezojne perseri trojet shqiptare turkut mbasi shqiptart si musliman/te turqizuem e done Turqine. Kjo asht arsyeja kryesore qe asnji vend ballkanik nuk i ka dashte dhe nuk i don shqiptart. Hesapin banje vete.

SIpas teje Paul a mos duhet

SIpas teje Paul a mos duhet t'i leme shkijet qe te ''armatosin'' ushtrine e Kosoves? Me ardhjen e Osmaneve ne Ballkan u mposht sllavizmi dhe helenizmi ne keto troje. Pra, per sa kohe Turqia eshte e fuqishme (luan i Ballkanit) per kaq kohe shqipet jane te sigurt!

Add new comment