Ardiana Bera, gjykatësja që liroi vrasësit, dënoi 1 vit burg protestuesin e 21 janarit (si provë shërbyen...pamjet filmike)

E njëjta gjykatëse që ka firmosur lirimin e menjëhershëm dhe shpalljen të pafajshëm të tre të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit, ka urdhëruar dënimin me një vit burg të një prej protestuesve të 21 janarit. "Bëhet fjalë për Ardiana Berën. Në korrik të vitit 2011 ka dënuar një protestues të quajtur Lin Ndreu nga Dukagjini, që ishte konstatuar, sipas vendimit, si pjesë e personave që u mbrojtën me çadra e mjete rrethanore në konfliktin me policë e gardistë të armatosur " – shkruan në numrin e sotëm e përditshmja DITA.
Ironia është që dënimi i Linit është mbështetur në pamjet filmike. Pra pamjet filmike ku protestuesi dallohet duke ngritur një çadër dhe duke qëlluar me të mbi policët kanë mjaftuar për dënimin e tij kurse filmimet e vrasjes së Ziver Veizit nuk kanë mjaftuar për të dënuar gardistët vrasës. Shkruan DITA në qëndrimin redaksional që shoqëron lajmin: "Në akuzën e ngritur ndaj gardistëve nuk ishin thjesht dhe vetëm pamjet filmike që në rastin e Llupos jepnin qartësisht implikimin e tij në vrasjen e njërit prej protestuesve. Në ndihmë ishin dhe analizat e ardhura nga laboratori i FBI-së, pasi u bënë kqyrjet dhe krahasimet e armëve të mbajtura nga Agim Llupo dhe Ndrea Prendi. Pra gjykatësja Bera së bashku me dy kolegët e saj kanë patur në dorë ndër të tjera, edhe një material që provonte në mënyrë shkencore vrasjet e kryera nga Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Vendosën ashtu si vendosën. Por siç del së fundmi, gjykatësja Ardiana Bera duket se “di ta bëjë mirë” punën e saj kur vjen puna për protestuesit e 21 janarit, shembulli i Lin Ndreut nuk ka nevojë për shumë komente…"
Në raportimin e gazetës bien në sy disa detaje nga vendimi i firmosur nga Bera. Protestuesi ka kërkuar mëshirë sepse kishte 3 fëmijë të mitur dhe ishte pa të ardhura ekonomike. Shkruan gazeta:
"Megjithë “rrezikshmërinë relativisht jo të lartë të veprës penale”, megjithë faktin se “i pandehuri është në moshë të re, i martuar dhe me tre fëmijë të mitur në ngarkim, dhe pa të ardhura ekonomike”, megjithëse “nga provat e administruara gjatë gjykimit rezulton se, i pandehuri është i padënuar, më parë” - (citimet janë marrë nga materiali gjyqësor për protestuesin), dhe megjithëse ai në fillim të seancës ka “kërkuar mëshirë” (kjo thuhet në vetë vendimin e gjyqit) – gjykatësja e tij është treguar vërtet "e pakompromis me ligjin dhe ate qe ka kerkuar prokuroria" dhe shkruan në vendimin e saj:
“Duke patur parasysh që i pandehuri dhe vepra penale në rrethanat konkrete të kryerjes së saj paraqesin një rrezikshmëri shoqërore jo të ulët... gjykata çmon se ndaj të pandehurit Lin Ndreu duhet të jepet lloji i dënimit me burg i kërkuar nga përfaqësuesi i prokurorisë edhe në masën e kërkuar". Dhe e kane mbyllur 1 vit ne qeli. A.N.
Comments
acid dhe bombe

acid dhe bombe

Kupa ka kohe qe eshte

Kupa ka kohe qe eshte mbushur.

Ka ardhur Koha te kujtojme

Ka ardhur Koha te kujtojme Fan Nolin:

"...ngrehuni e bjeruni

katundare e punetore

qe nga Shkodra gjer ne Vlore..."

Add new comment