Ungjilli sipas Topit, Biberajt e Oketës…

Para disa javësh, kur Bamir Topi u pyet për koalicionet e mundshme parazgjedhore të FRD-së, u përgjigj se përjashtoheshin në mënyrë absolute PD-ja, për arsye morali politik, dhe PS-ja për arsye ideologjike. Mospërjashtimi eksplicit i LSI-së nga Topi i hapi rrugën spekulimeve në media për një koalicion parazgjedhor të FRD-së, PBDNJ-së dhe LSI-së. Por kur bashkëthemeluesit e FRD-së Biberaj dhe Oketa, u pyetën në mënyrë eksplicite në media për një koalicion parazgjedhor me LSI-në, ata u përgjigjën po në mënyrë eksplicite se LSI-ja përjashtohej si kandidate për një koalicion të tillë.
Dhe vijmë kështu tek mbrëmja e djeshme. Kur Artur Zheji i bëri të njëjtën pyetje Bamir Topit në emisionin “360 gradë”, ai u përgjigj si disa javë më parë: “Përjashtohen në mënyrë absolute PD-ja, për arsye morali politik, dhe PS-ja për arsye ideologjike”...
Re.Pu.
Comments
Nje interpretim i ungjillit

Nje interpretim i ungjillit teTopit mund te jete se LSI duhet perjashuar per te dyja arsyet: morale dhe ideologjike, keshtu qe eshte shume me e papershtateshme se PD dhe PS

Bomja ky eshte. Te shtunen ne

Bomja ky eshte. Te shtunen ne mengjes nuk bo pune se do haje pacen. Te shkretet ata qe akoma nuk e njohin...

Jam dakort me ty korcar. Me

Jam dakort me ty korcar. Me arsyetimin e Topit, i bie qe LSI -ja te jete me e papershtatshme se PD dhe PS vecas. Gjithmone nese ndjekim arsyetimin. Nese do ndiqnim 'topin' politik, dihet qe ai eshte i rrumbullaket... mbetet ne doren e Topit nese don te rruaj emrin e tiranasit apo don te shembi kemben me topet e Shqiptareve sic kan bere shumica

Ky shkrim-shënim është lexuar

Ky shkrim-shënim është lexuar 324 herë dhe ishin lënë 3 komente, ndërsa shkruaja unë... më vonë ku i dihet. Nga këto të dhëna i bi se këtu komentojnë vetëm 1/100, pra 1% e lexuesve, duke e marrë si të mirëqenë se të gjithë ata që kapin këtë faqe edhe elexojnë.

FRD mjaft mos të bëjë koalicion me këto të mëdhat, pa, ka nga ata që tek e fundit për të ushtruar presion për rikthimin e kushtetutës së vjetër janë të gatshëm të votojnë edhe LSInë. Prap, tek e fundit, nuk është se e ka zënë Rama me tapi koalicionin me LSInë. Prap, tek e fundit fare fare, për të rrëzuar Berishën, por mbase jo frymën berishiste (që me çduken bathët do të jetë sërisht aty në shi e në diell) lejohen edhe koalicionet me të kqijat e vogla (cit. Edvin Rama).

@PD-isti: Vllai ja kjo është Fryma e Re; të shtuanve e të djelave, pushim... Apo jeni mësu me Berishën, 14/24, 7/7 punë si gomarri - kinse. Se në të vërtetë hani fara.

Topi nuk ben aleance me Ilir

Topi nuk ben aleance me Ilir Meten sepse nuk ka per qellim kryesor te maksimizoje votat e tij, qellimi i tij paresor eshte ai qe tregoi te emisioni i Zhejit avokat Ngjela, pra reformimi i se djathtes shqiptare pas humbjes se Berishes ne 23 qershor. Per kete arsye dhe per ndarje ideologjike dhe morali politik, Topi nuk ka per te bere aleance me Meten.

Add new comment