Berlusconi vijon me batuta të pashijshme macho-iste

Postuar në 12 Shkurt, 2013 09:56

Silvio Berlusconi nuk resht me mufkat e tij prej maskilisti. Madje, kjo fushatë elektorale, ngaqë mund të jetë e fundit, e gjen shumë të eksituar. Dhe në fakt nuk duket se ka arsye të heqë dorë prej këtij stili anektodik, me të cilin mbush veprimtaritë e tij publike e politike. Nuk ka arsye, pasi është një stil që e shpërblen me mbështetje elektorale.

Së fundmi u ndodh në një takim elektoral, në Mirano, diku afër Venecias. “Për dreq”, në skenë u gjend me një grua të re e të hijshme. Kaq i duhej. Filloi nga batutat. “Ti e arrin orgazmën?”, “E arrin, apo jo?”, “Sa herë e arrin?”, “E arrin disa herë gjatë një akti?”, “Po me çfarë frekuence e arrin?” – të gjitha këto ishin pyetje me breshëri që Berlusconi ia bënte Angela Bruno-s nën shoqërinë e të qeshurave në sallën e mbushur plot. Gruaja e re u përgjigjej të gjitha pyetjeve, por dukej se ish në siklet. Por sikletin më të madh ia dha një reagim, që u shpërnda për shtypin nën emrin e saj, në të cilin ajo thosh se “ish ndjerë e nderuar, e jo e sikletosur”.

"Gazetat po më lënë pa mend e pa gojë. Po lexoj fjalë që më atribuohen mua, por që në fakt nuk kanë dalë nga goja ime. Dhe prandaj po lëshoj të parën deklaratë me këtë rast. Batutat e Kavalierit më kanë dhënë veç siklet, n’daçi si grua, n’daçi si nënë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by shoku i Mucit a... (not verified) on

Muc, por mos ia lejo perkthimin ketyre qe nuk dine mire italisht. Berlusca po fliste me kete rrushin (te qeshim pak apo jo?) dhe e pyeti a montohet ne tarace pajisja subjekt e bisedes. Ajo i thote po. Atehere ai e pyet: a do te vish? Dhe e le me dy kuptime: a do te vish ne tarace per montim apo a do te vish ne sensin "I'm coming" apo "Vengo" por qe ne shqip, vajzat tona akoma s'kane filluar ta perdorin "Po vij, po vij" por edhe kur e perdorin duken fallco, sikur po imitojne Jenna-n.

Dhe pastaj Berlusca e vijoi humorin me pjesen e te prishmes me shume se sa me hipjen ne tarace.

Sa per venien ne siklet, kjo rrushi italian, te mendohej perpara se te hipte ne skene. Dhe kur hipi i futi edhe nje rrotullim 360 grade per ta pare publiku ne tere virtytet e saja.

Eshte gallate kjo puna e femrave: edhe duan te jene seksi, edhe paguajne pa fund qe te zbukurohen, dhe pastaj habiten kur ne i perdorim per objekt seksi! Po pse per cfare te ju perdorim, per ministre? Po behuni te shemtuara si Rosi Bindi dhe pastaj flasim...

Pershendetje!

Submitted by Dardan (not verified) on

Sidoqofte, Salvio i Itralise eshte nje pusht i rrjedhur prej lagemeve te felliqura te mafies, kurdohere i maskuar si kavalier por duke pare se jetes po i vjen fundi, po perpiqet te heqe masken. Duke pare kete njeri, shumkush mund te arrije ne konkluzionin qe "kapitalizmi eshte i ombel si hallva e facizmit".  Moral mafiozi = Mut karagjozi!  (nga Senacherib-i)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.