Shënim: Apeli lidhur me çështjen “Gërdeci” nuk ka gabuar

Shumë gazeta e televizione kanë dhënë idenë se Gjykata e Apelit, në vendimin që dha për çështjen “Gërdeci”, ka mbajtur anën e të akuzuarve kryesorë. Dhe me këtë është lënë të nënkuptohet se edhe ky vendim gjyqësor bën pjesë në listën e provave, që demonstrojnë se sistemi i drejtësisë është bërë njësh me pushtetin apo regjimin. Ky përfundim i fundit nuk është pa gjë, dhe për këtë ka pasur boll prova të tjera deri më sot (vendimi mbi 21 janarin ishte një provë ulëritëse), por duhet thënë se vendimi i Apelit mbi Gërdecin nuk është tamam një provë e tillë. Ulja e dënimit për tre të akuzuarit kryesorë është bërë në përputhje me ligjin. Tre të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, dmth kanë rënë dakord me aktet e dosjes, e në këto rrethana është kodi i procedurës penale që njeh uljen e dënimit me 1/3. Kjo është arsyeja që Delijorgjit, Minxhozit e Pinarit u është ulur dënimi me 1/3 e dënimit që ka dhënë shkalla e parë e gjykimit.
Prandaj, aluzioni se Apeli në këtë rast ka gabuar e ka marrë një vendim në favor të pushtetit, apo njerëzve të pushtetit, është i pasaktë. Po, është e vërtetë, vendimi Gjykatës së Faktit është gjithë ditën i diskutueshëm, ndoshta dhe absurd, ashtu siç është i diskutueshëm edhe vlerësimi për ta bërë rigjykimin në shkallë të dytë, por ulja e dënimit ka ardhur si pasojë e zbatimit të një procedure ligjore.
M. Nano
Comments
Po ambasada amerikane nuk u

Po ambasada amerikane nuk u "trondit" kesaj rradhe???

por ulja e dënimit ka ardhur

por ulja e dënimit ka ardhur si pasojë e zbatimit të një procedure ligjore.

Po ndonje procedure ligjore per te ndeshkuar vrasesit e 26 njerezve ka? Vazhdojne precedentet e mos denimit te politikaneve vrases dhe cubave te tyre.

Mustafa, mos e humb

Mustafa, mos e humb kot....

Apelimin e ka bere Prokuroria mbi bazen e miosdakordesise penale qe dha Gjykata e faktit Tirane, Pra prokuroria kerkon denimet e pretenduara

Kurse Apeli vendosi sikur apelimin e beri avokati mbrojtes i te pandehurit dhe nuk e mori parasysh prokurorine fare.....

Jane dy gjera te ndryshme, ndaj me plote gojen quhet vendim i turpshem dhe skandaloz.....

Kjo eshte njelloj sikur une e ti mustafa flasim bashke dhe nuk e degjojme te tretin qe eshte aty afer nesh dhe na korrigjon per gabimet

gjithe te mirat, e hidh pak syte nga Ed Selami...uroj te mos jesh zhgenjyer shume per njeriun qe e mbrojte me mish e me shpirt kur i rrezikohej jeta ne kongresin e Pd me 1995...ke qene i vetmi qee ke votuar si anti-berishist, por sot erdhi per ta ndihmuar edhe pse Berisha eshte me keq se ne 1997

cfare ka ndodhur Mustafa......mbase vlen shprehja jote e dikurshme, te gjithe qelbesirat bashke kunder berishes, por ja qe berisha po i mbledh vete apo joo?

Gjithsesi mendimi im eshte se me 23 qershor Berisha nuk do e prese rezultatin fare, por do hipi ne helikopterin vip dhe antiplumb qe ka blere p[er tu arratisur me gjithe valixhet me flori si Zogu me 7 prill 1939

23 qershori do jete nje date e shenuar ne historine e shqiperise...besoj....

Ja ke fut komplet kot o
Ja ke fut komplet kot o Muc...
Bazuar ne analizat qe ti ke bere gjithmone, mendoj se nuk ja ke fut kot nga padija....se perfitimi i te akuzuarve per 1/3 e uljes se denimit e di dhe bufi ne cfare rrethanash jepet. Po meqe beke sikur nuk e dike o Muc, po te rikujtoj qe 1/3 e uljes se denimit e bejne ata te pandehur qe ne procesin e gjykimit ne mungese te provave e fakteve pranojne qe e kane bere vepren penale dhe meqenese nuk po i harxhojne kohe prokurorise dhe gjykates dhe lehtesojne me vullnetin e tyre gjykimin athere perfitojne.... Po ne Gerdec a me thua dot se cfare lehtesie i solen gjykimit keta te pandehur o Muc?! Apo nuk kishte mjaftueshem prova?! Ke te drejte o Muc vetem ne Shqiperi ndodh qe pasi ke vrare 26 veta acik ne mes te dites ... te falin dhe 1/3 e denimit o Muc... per sjellje te mire.... gjate procesit gjyqesor....
Na shkrive fare o Muc....
1/3 e denimit ne fazen e

1/3 e denimit ne fazen e Apeli nuk eshte i vlefshem. Ajo perfitohet vetem kur i pandehuri pranon fajin ne seancen e pare ne gjykimin ne shkallen e pare dhe kerkon gjykim te shkurtuar. A ishte gjykim i shkurtuar Gerdeci?

Sa te keni prokuror

Sa te keni prokuror Dhallen, buke me kos do han

Add new comment