Dorëheqja e Papës sipas një sociologu shqiptar të Universitetit të Birmingamit

Postuar në 13 Shkurt, 2013 10:49

Gëzim Alpion, (Dr) është ligjërues në Sociologji në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Birmingamit në Angli. Po specializohet në sociologjinë e fesë dhe u intervistua mbi dorëheqjen e papritur të Benediktit XVI-të nga Pete Morgan i radios BBC WM më 12 shkurt 2013.

Dr.Alpion, i cili ka trajtuar në botimet e tij shkencore marrëdhëniet e Nënë Terezës me Vatikanin komentoi ndër të tjera:

"Ndryshe nga paraardhësi Gjon Pali II-të, i cili nuk ishte në gjendje të drejtonte Kishën gjatë viteve të fundit të papatit të tij për arsye shëndetësore si rezultat i moshës së thyer, Bendedikti XVI-të e kupton se në kohën tonë dinamike Kishës i duhet jo një figurë kukull, por një udhëheqës aktiv... Vatikani është nga natyra konservator dhe për pasojë, asnje papë, pavarësisht nga autoriteti i tij, nuk mund ta ndryshojë rrënjësisht një institucion thellësisht tradicional. Nga ana tjetër, dorëheqja nuk duhet të shqetësojë Kishën Katolike dhe besimtarët katolikë pasi largimi i Benediktit XVI-të nuk do të rezultojë në përçarjen e Vatikanit, sic mund të kishte ndodhur në mesjetë. Papa i ri do të ketë mbështetjen e Benediktit XVI-të. Edhe pse Benedikti XVI-të nuk do të ketë të drejtën e votës, ai do të luaj një rol të rëndësishëm në seleksionimin e kandidatëve dhe emërimin e pasardhësit të tij. Vlen të përmendet se Benedikti XVI-të ka emëruar një numër të konsiderueshëm të kardinalëve të cilët i janë mirënjohës për përkrahjen që u ka dhënë dhe ndajnë me të të njëjtin vizion konservator..." A.N.

 

Më shumë:

http://www.bbc.co.uk/programmes/p014chwg

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.