Të etur për tradhëti ndaj atdheut – thotë eksperti i naftës duke folur për Albpetrolin dhe ka dy sugjerime: Për Opozitën dhe për Patton Boggs

"Njerëzit e mençur faktikisht nuk i kanë munguar kurrë këtij vendi, ka të etur për dituri, por edhe të etur për tradhti ndaj atdheut të tyre – thotë prof.Maksim Shuli, një "veteran" i naftës shqiptare, duke folur për privatizimin e Albpetrol në një intervistë të gjatë në të përditshmen DITA. Shpreh keqardhje për "disa kolegë të mi të përfshirë në shkatërrimin e pasurive të vendit" – thotë Shuli dhe ca më tej duke ju rikthyer temës, thotë: "Jo vetëm nafta, por edhe bakri, kromi, qymyri, uji, toka, rrugët, pyjet e shumë të tjera, janë pasuri të cilat kërkojnë që të mbrohen me ligj me dy të tretat në parlamentin shqiptar dhe të miradministrohen nga njerëz të ditur… Këta janë zëvendësuar nga pushtetarët politikë me servilët, mediokrit, të paaftët, dallkaukët, të cilët sot dhe gjithë ditën nuk është e vështirë t’i dallosh, sepse vishen me kostum, lyejnë flokët me xhel dhe ecin me këmbë të hapura…"
Shuli apelon ndaljen urgjente të privatizimit të Albpetrol nëpërmjet kundërshtimit të ligjit të privatizimit në Kushtetuese: "I kam bërë dhe i bëj thirrje opozitës që ta kundërshtojë ligjin e privatizimit të naftës në Gjykatën Kushtetuese, të kërkojë pezullimin e privatizimit të naftës të paktën për këtë periudhë apo për 3-5 vitet e ardhshme. Pastaj, me mendje të qetë, është e domosdoshme që në një qeveri normale, duke u mbështetur nga parlamenti, të përmirësohet ligji dhe të kryhet procesi i privatizimit në përputhje me rregullat dhe ligjet, si në të gjitha shtetet e tjera në Evropë dhe në botë. Duhet të ndalojnë këtë privatizim… janë pasuri që i takojnë brezave…" – shkruan ai.
Në fund thotë diçka edhe për "të famshmen" Patton Bogs: "Kompania konsulente amerikane “Patton Boggs” e cila konsultoi Qeverinë, ndoshta me një emër të madh, nuk ia arriti qëllimit të saj, kjo ndodhi për arsyet e përfitimit personal ose nga presioni shumë i madh që ushtroi qeveria. Kjo kompani ka konsultuar edhe privatizime të tjera në ekonominë strategjike dhe gjithmonë nuk ka pasur sukses. Mos vallë duhet riparë në të ardhmen aktiviteti i saj tek ne?.." a.n.
Intervista e plotë:
http://gazetadita.al/shefi-i-fmn-se-albpetroli-deshtoi-qever...
Comments
Opozita shqiptare?? Mos u
<p>Opozita shqiptare?? Mos u genje vella, ata jane te gezuar sepse iu duket sikur do marrin pushtetin. Keshtu i kane genjyer boset e EU-se dhe te USA-s. Po e shijojne endrren iluzive! A thua jane te gezuar sepse do te punojne shume kur te marrin pushtetin apo jane te gezuar sepse do vjedhin kur ta marrin kocken pushtetore nga Berisha? Kjo eshte ceshtja. Ketu nuk flitet per Shqiperi, atdhe, fe, liri e demokracie. Te gjitha keto koncepte, per klasen sunduese shqiptare (ku hyne edhe opozita), jane krejtesisht levozhga te pikturuara me ngjyra per te genjyer dhe per te justifikuar grabitjet masive.</p>
Zoti Maksim Shuli është
<p>Zoti Maksim Shuli është kënaqësi e madhe kur shikonë se ky vendë ka njërzë të denjë dhe të ndihet krenarë për ta se në radhë të parë vënë interesin kombëtar dhe mbarvajtjen e tijë dhe të jepë shpresën se do vihet në braztë duan apo jo DALLKAUKËT</p>
Add new comment