Shënim: Pse janë kaq të gatshëm të thonë PO të thirrurit e rinj nën shalë?

Pse i duhen Berishës persona si Dashamir Shehi apo Eduard Selami? Për shkak të Topit dhe sinjaleve se ai mund të marrë vota që ikin nga kazani i helmatisur i PD-së – thonë analizat e para pas daljeve publike të dy të sipërcituarve. Dhe nuk do ishte hera e parë. E bëri me KOP-in sapo u pa që PD nuk kishte më as rini, as fytyra të reja, po e bën me "të djathtët e ndershëm" (klasifikim thjesht për lehtësi komunikimi) tani që nuhat se FRD e Bamir Topit mund t'i marrë të ashtuquajturat "vota të djathta".
Pra, nuk ka befasi në ngjarjen që kalorësi i vjetër shalon kuaj të rinj. Nëse mund të ketë ndonjë grimë befasie, është në ngjarjen pasuese: Pse janë kaq të gatshëm të thonë PO të thirrurit nën shalë? Si i fiton papritur këto të drejta mbi personalitetin e tyre, ekzekutuesi i njerëzve të pafajshëm në 21 janar përpara zyrës së tij në Bulevardin qendor të Tiranës, cënuesi i integritetit territorial të vendit, autori i korrupsionit vrasës në Gërdec, shkatërruesi i institucioneve dhe i moralit të shoqërisë, përmbaruesi i akteve korruptive të së bijës dhe sekserëve të tjerë të pushtetit, etj? I tillë ka qenë, i tillë është, si i tillë do mbahet mend. Nuk ka se si ndryshon gjë këtu. Atëherë çfarë ndryshoi kaq befas? Një mandat deputeti të bën ta shohësh Berishën ndryshe? Analogon rationis – thoshte Lajbnici kur donte të fliste mbi format më të ulëta të ndërgjegjes. A.Thano
Comments
O Adi, por ata kane qene

O Adi, por ata kane qene gjithmone gati. Mos me thuaj qe te ka genjyer Zaloshnja kur te lavderoi Ed Selamin e te shahu te tjeret :)

Prandaj e kemi hak ate qe

Prandaj e kemi hak ate qe kemi mbi krye. Sa shume paska patur te tille "Sharlatane" ky vend.

Eshte e thjeshte: Hienat po

Eshte e thjeshte: Hienat po bejne ç'eshte e mundur qe te mos i'a leshojne prene çakejve...kjo eshte metafora e duhur per Shqiperine qe po jetojme..

Pse janë kaq të gatshëm të

Pse janë kaq të gatshëm të thonë PO të thirrurit e rinj nën shalë? E para jane karrieriste, e dyta kane bere mekate me ligjin dhe Saliu ja ka gati dosjet(kujtoni Imamin, Ceken ca vite me pare), treta shume prej tyre jane "djemte me pardesy gri te shokut Ramiz" dmth jane pjese e taves ose tortes, e katerta, shume prej tyre skane profesion ose e kane humbur ate, e pesta, deputeti te jep rroge te mire dhe ofiqe, ose mund te behesh ambasador po i lepive parapanicen pushtetit...e gjasgta, poltika jone eshte mbushur me delenxhinj qe skane as mora, as dinjitet e as program partiak idelist per te ndjekur

Kane mbetur pa para andej nga

Kane mbetur pa para andej nga jane ne USA.....per shkak te Krizes.....dhe arsyeja dihet....................Saliu u ofron me shume......dhe vijen ketu dhe bejne zhurme....

Shpjegimi eshte i thjeshte:

Shpjegimi eshte i thjeshte: te gjithe turren per te vjedhur sa me shume

Dashi eshte nje tionc i lindur, por i deshtuar ne te gjitha aspektet e tjera

Ed Selami e provoi imigrimin ne Amerike

Te gjithe po turren per te vjedhur dhe Sali Berisha u lejon te vjedhin lirshem te gjithe atyre qe jane gati te shesin nderin, karakterin dhe personalitetin

Pyetje eshte: a kane valle fuqi dhe mbeshtetje keta njerez ne popûll?

O Ed Selami, Sala nuk eshe

O Ed Selami, Sala nuk eshe njeriu i duhur per ty nqs kerkon dinjitet.

dakord me hienat dhe cakejte,

dakord me hienat dhe cakejte, por ata po na hane neve, jo njeri tjetrin. kjo esht eme te vertete qesharake, te jesh duke u shqyer nga bishat dhe te sodisesh spektaklin i qete...por kjo s'eshte e mundur, pra del se ti je nje hiene vete, ndryshe nuk do te shqetsoheshe perse rradhen e kane cakejte.

o adi, po selami nje cope
o adi, po selami nje cope taksixhi eshte ne virxhinia bijch. me pyt mu qe i kam dhen bakshish kur kam hip ne taksine e tij...
Dyshoj shum seriozisht se

Dyshoj shum seriozisht se ketu behet fjale vetem per 'nje mandat'. Kjo po fillon te ngjaje me nje 'calciomercato' politike... Mua personalish s'me cudit aspak. U be qe kur smbahet mend qe Salua imiton cdo hap te Rames pothuaj sistematikisht dhe pa me as te voglin dyshim per mua, e ben ne menyre te qellimshme dhe te studjuar mire. Dhe kjo shume kohe para kenges elektorale te 2009-tes. Kesaj here 'frymezimi' Salos mesa duket i erdhi edhe prej prezantimit te Pezes ne 'Kombetaren e Rilindjes'. Sigurisht qe Salua e di mire per ca e kam fjalen...dhe meqe ra fjala gjej rastin ta pershendes :) Jam i sigurte qe antidepresivat qe merr zakonisht me grushta do i ken mjaftuar sot per tma kthyer buzeqeshjen njesoj. Por dyshoj se ato do i mjaftojne per ta sheruar nga keto obsesione. apo thua i ben keto levizje sepse vlereson zgjuarsine e Rames me shume se te veten? Sido qe te jete, keto jane gjera qe s'e skuqin nje qenie qe meriton me plotgoje namin Vrases . Sa per Edin, do i uroja shendet dhe e siguroj se ne aspektin personal e ka fitoren ne xhep sido qe te shkoje shqiperia: Ka fituar respektin e nje mase jashtzakonisht te madhe Shqipetaresh. Koha do e perforcoje kete perceptim. Sa per gjith te tjeret qe duan nje Shqiperi me te mire per te gjithe, por qe s'nidhen ende te motivuar te aktivizohen fuqishem ne kete garre finale, ju uroj kthjellohen sa me shpejt dhe te vene ne pune gjith energjite e tyre kunder ketij rregjimi kriminel. Shqiperia do behet nese do kete njerez qe besojne se ajo mund te behet.

Kjo po verteton se te gjithe

Kjo po verteton se te gjithe ne PD jane njesoj, perfshi edhe Bamir Topin: te gjithe kane nje rol ne shkaterrimin e ketij shteti. Te gjithe i kane dhene krah Sali Berishes ne vendosjen e diktatures se tij. Disa iken dikur nga PD, por litarin e tyre e mbante Sali Berisha. Tani erdhi momenti dhe ai po e terheq. te gjithe ata si gomeret shkojne pas litarit, gjithnje duke mos e pranuar se shkojne pas Saliut.

Jo te gjithe, ti duke

Jo te gjithe, ti duke pergjithesuar po ben lojen e Sales. Mos je nje prej tyre?

Kemi nje shprehje, me

Kemi nje shprehje, me duket, 'trimat hedhin shtat e frikacaket luten' madje duke mbajtur dhe 'pantallonat tek gjunjte' me kapardisje. Mes tone jane te gjithe, madje pse jemi te ndryshem pa ka lezet kjo dynja. Narcizmi eshte ai qe ' i pershtat' disa njerez qe 'te futin trupin ne uje per t'u bere kostumi'.

Kesoj lloj tipi do te kemi ngahere ne rrugetimin tone, ndaj dhe s'ka pse 'te bluajme veten nga inati'. Vete media eshte marre shume me zotnine, here duke e pare si shpetimtar, here si prijes, here si 'ajshtajn',...qe e shikonim si dicka qe do na zbriste nga lart meqe ishte larg...dhe tani po vet media zhgenjehet qe nuk i doli 'profecia'...dhe na e servir si 'canaklepires'...

...mesa duket Berisha qenka koshere mjalti ku afrohen blete e grereza...

PER cfare dinjitet te eduart

PER cfare dinjitet te eduart selamit thoni ju ,Nje i pa afte qe perfundoi ne shites makinash .Ai seshte i afte te organizoje jeten e tij pale te shqiperise .Te jetosh ne amerike 20 vjet e te kthehesh ne shqiperi per te mbajtur ne kembe nje diktature tregon qe je zero, askushi

Te gjithe e kane nga nje

Te gjithe e kane nga nje shpjegim per levizjet e Saliut por ajo qe ngelet e pashpjegueshme eshte fakti se kur anija mbytet pergjithesisht minjte largohen ..... Per Dash Shehin mund te thuhet se eshte nje pijanec autokton i rendomte ndersa per Selamin mund te pranohet fakti se eshte nje emigrant i lodhur nga anonimiteti amerikan dhe per te dy bashke vlen thenia se pushteti konsumon ate qe nuk e zoteron.

Te besh avokatin e Saliut ne ditet me te errta dhe ne pikiaten finale kur me shume probabilitet e pret burgu nuk eshte dhe aq ide e keqe. Egziston nje kapital politik dhe financiar i akumuluar nga tete vjete rrjepje te ekonomise shqiptare qe do ta lakmonte çdo çakall politik. Po te shtojme ate qe te hedhesh gure drejt Familjes Berisha eshte mjaft antiproduktive pasi i vetmi rezultat jane patat qe kakarisin,gomeret qe pellasin, zagaret qe lehin dhe ndonje lepur i trembur ne hyrje te kotecit demokrat .......

Pse po i thone Po Saliut

Pse po i thone Po Saliut keta dy persona? Po i thone po sepse cdo njeri mes dy te keqijave zgjedh ate me te voglen dhe e keqja me e vogel padyshim eshte PD dhe jo Partia e fares se keqe. Po i thone po edhe per nje arsye tjeter per tju mbyllur gojen llapaqeneve si puna juaj dhe gjithe sorollopit tuaj.Po deshe z. Nano botoje kete koment ne qoftese mendoni te jeni per nje gazetari te hapur dhe per asnjeanesi sic edhe e keni deklaruar.

Te dy mosketjeret e vjeter

Te dy mosketjeret e vjeter ishin tek Fevziu.. D.Shehi i ftuar te henen, ndersa E.Selami nje nate me pas ... Ne fakt D.Shehi me aq sa parashtroj ne diskutimin e tij, sipas meje korrekt dhe parimor, veshtire se mund te kete vend ne listen e Berishes. Ndersa Selami ishte komplet out , i paqarte, konfuz deri sa mund ta quaje injorant politik , teatral ne poza por ne ekstremin tjeter , po ta krahasoje ne kete plan me Jozefinen ...Shkurt - me gjysmen e tij shfaqej si djali plangprishes i penduar per sjelljen e tij ndaj PD e Berishes dhe me gjysmen tjeter si samaritani i mire per te ndihmuar PD dhe Berishen !

ed selami librazhds, dash

ed selami librazhds, dash shehi tirons rakie...

Opopo. çfarë niveli. Nuk

Opopo. çfarë niveli. Nuk shtyhet më as këtu. Që nga ky palo shkrim. Aman ore "gazetarë" te paktën shkruani ndonjë gjë për të qenë me këto analizat tuaja. E kuptoj që po shkoni në hiperinflacion, po të paktën kur t'i bëni mundohuni njëpikë.

Tani, ky Selami s'është burrë më i mirë se të tjerët. Pash nga kurioziteti intervistën e djeshme me Fevziun, dhe në një pikë thash me vete, ah, sa infantil ky, kur u shpreh në atë mënyrë për sukseset e PDsë, sidomos së pas 2009. Gjithsesi duke mos e njohur mirë, pyeta çik më të rriturit... doli që ky tipi - të paktën për mua - s'është më i mirë se politikani mesatar-mediokër që qarkullon sot në politikën shqiptare. Këto nga ca gjëra që ka bërë ky kur ka qenë kryetar partie. Ka këtë emër që ka ngaqë nuk është përfshirë më tej si kët a të konsumuarit e sotëm... po asgjë të veçantë nuk pres, aq më tepër pas atyre gjërave që më thanë. E mos më pyesni ç'kishte bërë...

Berisha the Great...keshtu do

Berisha the Great...keshtu do e klasifikoj historia kete njeri

Ky e quan veten pragmatist

Ky e quan veten pragmatist dhe e quan kete si nje vlere. Sipas fjalorit te gjuhes shqipe ja cfare eshte nje pragmatist:

PRAGMATIZËM m.

1. filoz. Rrymë e idealizmit të sotëm subjektiv, që mohon realitetin objektiv, ligjet e tij e të vërtetën objektive dhe pranon si kriter të së vërtetës vetëm atë që është e dobishme e u sjell përfitime të çastit. Përfaqësuesit e pragmatizmit. Lufta kundër pragmatizmit. Kanë rënë në pragmatizëm.
2. libr. Qëndrim joparimor, që niset nga nevojat, interesat e përfitimet e çastit.

Me pak fjale INTERESAXHI, HAJDUT, MASKARA, VEMJE, GJAKPIRES, JASHTQITJE POLITIKE ETJ.

Add new comment