Shënim: Taksa e sheshtë e Berishës dhe taksa progresive e Reganit

Në një takim me disa studentë, Berisha iu kthye edhe një herë temës së dashur të tij të taksës së sheshtë. Taksa progresive dihet që është marksiste, tha ai, duke vazhduar se ka zgjedhur taksën e sheshtë, ngaqë e kishte për zemër Regani (ish-presidenti i SHBA-së). "“Të paktën në dy shekujt e fundit, taksa progresive është koncept marksist. E dyta, ajo e sheshta, është koncept konservator, i cili kulmoi me Ronald Reganin," tha Berisha.
Duket që ai nuk ka lexuar gjë për taksat e kohës së Reganit, as atëherë kur ishte anëtar i PPSH-së, e as tani që është kryetar i PD-së. Nyja në vijim ka dokumentin zyrtar të Shërbimit të Taksave të SHBA-së për vitin 1988, viti i fundit i qeverisjes së Reganit http://www.irs.gov/pub/irs-prior/i1040--1988.pdf . Nga ky dokument shihet qarte se taksa mbi të ardhurat personale në SHBA në kohën e Reganit ka qenë progresive, siç ka qenë gjatë gjithë historisë së kësaj takse në SHBA.
Kështu, për shembull, një beqar nën moshën 65 vjeç ka patur këtë progresivitet të taksimit në vitin 1988:
Të ardhurat personale vjetore deri në $4950: Taksa $0
Të ardhurat personale vjetore $4950-4965: Taksa $2
Të ardhurat personale vjetore $4965-4975: Taksa $3
Të ardhurat personale vjetore $4975-5000: Taksa $6
Të ardhurat personale vjetore $5000-5025: Taksa $13
Të ardhurat personale vjetore $5025-5050: Taksa $17
Të ardhurat personale vjetore $5025-5050: Taksa $21
E kështu me rradhe vazhdohej të aplikohej një përqindje taksimi në rritje, deri në nivelin e të ardhurave vjetore mbi $89560, përtej të cilit, për çdo 100 dollarë ekstra të ardhura, 33 dollarë i shkonin qeverisë federale si taksë.
Shkallezimi i taksimit eshte i ndryshem per persona te martuar dhe per grupmosha te tjera.
E.Zaloshnja
Comments
Per 'beqare' e morrem vesh,

Per 'beqare' e morrem vesh, po per te martuar me shume femije ?!

Na ofro ndonje informacion me pergjithesues, mbase eshte me mire per tu besuar.

Taksa progresive nuk eshte vetem mbi te ardhurat nga paga, me duket...por dhe mbi fitimet (dividentet), por dhe mbi...

... po per te martuar me tre

... po per te martuar me tre femije? Ose per te divorcuar me kater?

Fjala te ardhura ("income") perfshin cdo lloj burimi te ardhurash, rroga, dividentet, bakshishet e kamariereve si dhe fitimet nga bixhozi.

Artikulli i mesiperm eshte per tu pergezuar - fut ne shinat e aresyes nje dialog qe ishte bere tejet irracional.

Add new comment